Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është duke shijuar pushimet dhe këtë radhë për të pushuar ka filluar duke vizituar Alpet e Shqipërisë dhe po vazhdon të pushojë në bjeshkët e Rugovës.
Presidenti ka publikuar një video, teksa po provon sportet ekstreme në natyrë, atë të Zip-Line në Pejë.
Gjithashtu ai jep një mesazh për ata që duan të provojnë të njëjtën adrenalinë si vetë ai.
Presidenti Ilir Meta në Facebook:
Mirëmëngjesi të dashur miq dhe një javë të mbarë!
Kush dëshiron të përjetojë një eksperiencë fantastike në Grykën e Rugovës duhet të shijojë Zip-Line. Është një adrenalinë e paparë!
Sportet ekstreme do të mbeten përherë të dashura për mua!
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1870519712994293/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/