Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndërtimi i aeroportit në Kucovë, Lubonja:”Qesharake! Kryeministër artist që e ka mendjen te bazat ushtarake”

06/08/2018
Ndërtimi i aeroportit në Kucovë, Lubonja:”Qesharake! Kryeministër artist që e ka mendjen te bazat ushtarake”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lajmin se NATO do të investojë për të risjellë në funksionim aeroportin tonë ushtarak të Kucovës, e ka komentuar në studion e News24 edhe analisti Fatos Lubonja, i cili u shpreh se kjo është qesharake, ku per me teper lajmin e ndan kryeministri artist, i cili si i tille duhet te ishte kundra kesaj baze ushtarake.

“Aq më tepër është qesharak ky kryeministri, pse do thoni ju? Sepse ky del nëpër botë si artist, vizionar, më thoni ju një artist që merret me instalime bazash ushtarake? Artistët janë kundra luftës, ky artisti i madh merret i gëzuar që na sjell bazë ushtarake këtu”, tha Lubonja

Është një lajm mjaft kontradiktor në kuptimin e anëve pozitive e negative që mund të ketë. Ajo që më bëri përshtypje është që kryeministri e lancoi, e njoftoi, se dhe ju përmendet paratë, kur ky popull i mbushet mendja “shiko se ka ca lekë këtu”, po se cfarë lekësh janë ato si vijnë ato nuk ka rëndësi. E them këtë se kudo një bazë ushtarake, ka një konotacion negativ edhe në vendet e Evropës ku ka bazë amerikane është problem, një zonë që izolohet, që të merret që nesër të fut në konflikte.

Ne në atë vizionin që kemi për botën, mendojmë se jemi një vendi vogël që ndoshta skishte nevojë për këtë punë duke pasur parasysh edhe se sa pak terren na ka ngelur se i kemi marrë tërë tokat i kemi bërë ndërtime, tani fut edhe cimentime të tjera, nuk është lajm i bukur që tani na erdhi një google e po investon e rinia do punojë atje.

Aq më tepër është qesharak ky kryeministri, pse do thoni ju? Sepse ky del nëpër botë si artist, vizionar, më thoni ju një artist që merret me instalime bazash ushtarake? Artistët janë kundra luftës, ky artisti i madh merret i gëzuar që na sjell bazë ushtarake këtu. Popull qesharak duhet me thënë, se ske ca i bën se edhe opozita nuk flet fare, se amerikanët, thonë se nuk duhet të flasin fare se përndryshe na e merr ky pushtetin. Këta nga mëngjesi në darkë mendojnë si të forcojnë pushtetin e tyre, mos harroni se deri dje ka thënë për Trumpin që është një rrezik për botën, tani bashkëpunon me Trump që të ndërtojë një bazë ushtarake në Shqipëri.

Kemi ca para që do ndahen, po nuk e dimë kush do i marri.

Tjetra ka të bëjë me atë që na i thonë këto lajme sikur dalin nga kapelja dhe i nxjerr magjistari.

Këto janë gjëra kombëtare që nuk lidhen vetëm me sot, por edhe me të ardhmen e Shqipërisë, një interes i madh kombëtar. Si vendosen këto, kush i vendos? Unë mendoj që këto duhet ti vendosë parlament, pavarësisht se është bazë amerikane, aleat i madh, po prapë baza ushtarake është. Ky popull ka nevojë të di. Se kështu vendosi edhe për armët kimike, për muxhahedinët, edhe kjo ska transparenvë. Nuk po flasim edhe për rrezikimet që mund të na sjellë kjo bazë.

Jemi në kohën e terrorizmit. Një Shqipëri që nuk është goditur akoma nga terrorizmi, është goditur Franca, një nga arsyet është edhe disa politika që ka me vendet musliman e. Edhe ne duke qenë një popull me një % të madhe muslimane, kemi pasur edhe një avantazh në ëktë drejtim, skishim opse bëheshim objekt i terrorizmit. Për të mos thënë pastaj kontradiksionet që lindin se ka edhe Turqia tani që është aleati i Ramës, si mund ta presi me Greqinë, ka probleme. Unë shoh probleme edhe si njeri që jam kundra luftës, mendoj se një parti e majtë duhet të ishte ajo më pak për të sjellë një bazë ushtarake këtu, aq më tepër sic e thashë, një kryeministër artist./News24

Tags: baza ajrore e natoEdi Ramafatos lubonja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.