Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar këtë të dielë Bjeshkët e Rugovës. I veshur me atlete sportive dhe duke shijuar ujin e ftohtë, ai ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
“Të dashur miq, nga Bjeshkët përrallore të Rugovës, mes pishave të larta e livadheve mahnitëse, aty ku ajri i pastër dhe uji i kristaltë i burimeve malore të mbushin me energji, ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë”, shkruan Meta në facebook.
Por, këto foto, të kujtojnë dhe vizitën e para 2 muajve të ish-kryeministrit Berisha në bjeshkë. Në po të njëjtin stil si Berisha, duket të jetë dhe presidenti. Mesa duket, kur vjen puna tek natyra, politikanët kanë shije të njëjta dhe zgjedhin destinacione të veçanta./Kevi Balliu
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/