Aktori i njohur i aksionit, i dërguari “pa rrogë” për të përmirësuar...

Aktori i njohur i aksionit, i dërguari “pa rrogë” për të përmirësuar lidhjet Rusi-SHBA

161
0
Shares

Aktori i njohur amerikan Steven Seagal do të punojë për qeverinë ruse. Lajmi u bë i ditur nga ministria e Jashtme në Moskë e cila me anë të një njoftimi në rrjetet sociale lajmëron se Steven Seagal do të jetë i dërguari special për të përmirësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktori i njohur në vitin 2016 mori nënshtetësinë ruse dhe në atë kohë ai foli fjalë shumë të mira për presidentin rus, Putin dhe është një mbështetës i madh tij.

Steven do të merret me pjesën humanitare dhe pozicioni i papaguar i tij është i ngjashëm me atë të ambasadorit të vullnetit të mirë në OKB. 66-vjecari, i cili ka lindur në SHBA fitoi famë ndërkombëtare me rolet e tij në filmat e viteve ’80-’90.

E vecanta e punes se Seagal eshte se ai do te punoje pa rroge!

View image on Twitter

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY