Policia Kufitare Durrës shpëton 3 pushues që rrezikonin të mbyteshin. Sipas dëshmive, pushuesit kanë qenë në det të hapur mbi një mjet lundrues pedalues kur mjeti ka filluar të fusë ujë.
Gjatë patrullimit nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare në zonën përballë fshatit Lura, rreth 1 milje larg bregut është konstatuar një mjet lundrues pedalon, pa motor e cila peshkonte me disa persona në bord dhe rrezikonte të fundosej.
Policia Kufitare është afruar menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë shtetasve A.K. 36 vjeç, D.E. 52 vjeç dhe M.N. 21 vjeç, banues në Maminas duke i marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe siguruar që janë mirë nga ana shëndetësore./bw
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/