Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazetarja kallëzon penalisht biznesmenin që e kërcënoi me jetë:Ai kërcënon dhe e mban fjalën

03/08/2018
Rudina Xhunga largohet nga Vizion Plus
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetarja e njohur Rudina  Xhunga ka këllzuar penalisht në Prokurori biznesmenin Enver Mehmeti pas kërcënimeve të këtij të fundit me jetë për shkak të një shkrimi që kishte publikuar gazetarja në portalin e saj ‘Dritare.net’.

Xhunga kishte shkruar në lidhje me abuzimin që u bëhet pushuesve nga agjensitë, ku njëra prej tyre, ishte dhe agjensia e biznesmenit.

“Dje paraqita  kallëzim penal në Prokurori. Për pronarin e një agjencie turistike që më kërcënoi me jetë. Enver Mehmeti  pas një shkrimi në dritare.net për ferrin e pushimeve, prenotuar te agjencia tij, më bëri të qartë fundin që më priste. Dhe ai e bën. Ndaj e denoncova. E denoncova se e besova. Ai nuk është anonimi i zakonshëm që kërcënon në emër të partisë. Ai kërcënon dhe e mban fjalën, në emër të parasë. I ka paratë të çojë e mbrojë një njeri, që më shtyp në vijat e bardha”, shkruan Xhunga.

Reagimi i Rudina Xhungës:

Dje paraqita  kallëzim penal në Prokurori.

Për pronarin e një agjencie turistike që më kërcënoi me jetë.

Enver Mehmeti  pas një shkrimi në dritare.net për ferrin e pushimeve, prenotuar te agjencia tij, më bëri të qartë fundin që më priste.

Dhe ai e bën. Ndaj e denoncova.

E denoncova se e besova. Ai nuk është anonimi i zakonshëm që kërcënon në emër të partisë.

Ai kërcënon dhe e mban fjalën, në emër të parasë.

I ka paratë të çojë e mbrojë një njeri, që më shtyp në vijat e bardha.

Gazetarët nuk i vrasin më në luftë. Është paraja, nuhatja që i çon te paraja, që ju merr jetën.

Unë jam gazetare e një jete, 20 vite prej të cilave, dy muaj, çdo  vit ia kam kushtuar turizmit.

E kam bere, apo jo?

Ma thuaj tani, jo ne përcjellje!

Nuk kam bërë kurrë gazetarinë e dekoltesë ose portofolit, kam bërë e bëj gazetarinë e zemrës.

Kam bërë emisione në kasolle që u bënë hotele, në hotele që u bënë resorte, ne jugun,  që po bëhet  Amalfi ynë, Parga jonë, në veriun që u bë Zvicra jonë, sepse e dua këtë vend dhe ia shoh të ardhmen që do i vijë, një ditë, prej turizmit.

Dhe nëse ky njeri që më kërcënon, e di, por nuk do t’ia dije, atëherë e paskam prekur tek ajo çfare mund të fshehë, ose ai pas të cilit mund të fshihet.

Nuk i besoj përrallave me biznesmenë që nxehen e nxihen se media i përlyen.

Hyr në tripadvisor, shiko gjithë komentet negative për një hotel dhe përgjigjet që jep administratori apo menaxheri. I përgjigjen çdo klienti.

Ky që të dënon me vdekje,  pse ankohesh, nuk është njëri prej tyre. Kush nuk sqaron, por kërcënon diçka po fsheh.

E dini ku shkojnë paratë e shqiptarëve për turizmin?  E dini ku shkojnë më shumë shqiptarët me pushime?

Nuk janë në tokën tonë, as në detet tona, janë ne avionët që vijnë e kthehen nga Turqia.

E dini  si është qielli në orën 3 te mëngjesit, plot me njerëz që ikin e vijnë nga Tirana e Antalia, me avionë që i ruan zoti. ( Temë për të investiguar kjo.

Se sot agjencitë mund të të paguajnë t’ju mbrosh imazhin, po nesër mund të jesh ti në një avion që bie, e të vdesësh me klering).

Ata që shkojnë Turqi, s’ka dyshim që kënaqen, japin kursimet e një jete, nuk paguhen të shkojnë.

Por nëse njëri prej tyre guxon ankohet në media ,  për pak më shume dinjitet, ja çfarë e pret!

Kur më dënojnë mua me vdekje, atë e vrasin pa gjurmë.

Kjo sepse nuk flasim.

”E kujt i bëhet vonë për mua, ndaj unë s’po flas. Mos fol se të ikën koka. ”

Po ç’e dua kokën unë, kur më duhet vetëm ta mbaj ulur?!

Dje dorëzova një kallëzim penal për kërcënim jete.

Sepse dua mbrojtje prej  një njeriu që me paratë e mia dhe të tuat, ka bërë paratë të më mbysë fjalën dhe shuajë mua.

Sot është radha ime, të kërkoj çfarë i trimëron enverët, dhe do të flas e bërtas që kur të të ndodhë ty, të thuash , “edhe mua”, jo të tërhiqesh si qytetar i dorës së dytë, se ai ka lekë e të bën gjëmën, ti je një mizë a një flutur qe s’bën dot dëm.

Dije, që siç ia jep ti lekët, ti ia dhuron edhe pushtetin, me heshtjen tënde.

Dije, një flutur e sjell ortekun. Ndaj e kallëzova penalisht biznesmenin që më kërcënoi me jetë.

Tags: biznesmenidenoncimi kercenimigazetarja xhungaRudina Xhunga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.