Hidhet nga ballkoni bashkëshortja e gjyqtarit Dritan Hallunaj, gjen vdekjen e menjëhershme

Hidhet nga ballkoni bashkëshortja e gjyqtarit Dritan Hallunaj, gjen vdekjen e menjëhershme

412
0
Shares

Një 37 vjeçare është hedhur nga ballkoni i pallatit duke gjetur vdekjen mesditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja është shënuar rreth orës 13: 16 minuta në Tiranë dhe burimet e Ora News saktësojnë se viktima Enkelejda Hallunaj, është bashkëshortja e gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj.

Informacioni paraprak i policisë së Tiranës, nuk jep shumë detaje për 37 vjeçaren e cila gjeti vdekjen e menjëhershme.

“Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E. H., rreth 37 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes” njoftoi policia

Dritan Hallunaj (ne foto) u rikonfirmua dje në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.  PD kundërshtoi rikonfirmimin në detyrë të këtij gjyqtari.

Ata ishin prindër të dy fëmijëve. Ngjarja u ndodhi pranë minibashkisë nr 5.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY