Deputeti i PD, takim me emigrantë shqiptarë në Greqi: Shpresa e shqiptarëve...

Deputeti i PD, takim me emigrantë shqiptarë në Greqi: Shpresa e shqiptarëve u vra nga Edi Rama

114
0
Shares

Deputeti i Partise Demokratike, Endri Hasa ka zhvilluar një takim me emigrantë shqiptarë në Greqi, ku në qendër të takimit ka qënë e ardhmja e tyre. Demokrati theksoi se emigracioni është plagë e madhe e shoqërisë shqiptare, që meriton sipas tij vëmendje të veçantë. Ai sulmoi Ramën se ky i fundit i ka hequr shpresat të rinjve.

POSTIMI I HASES:

“Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me kryesine e degës së PD te bashkeatdhetareve tane qe jetojne e punojne ne Greqi. U ndjeva si ne shtepi gjate pritjes se ngrohte që mu rezervua dhe aty u takova me demokrate te vertete te cilet me mund dhe djersë kane krijuar nje jetë larg vendit te tyre. Emigracioni është plagë e madhe e shoqërisë shqiptare ndaj dhe meriton vëmendje të vecantë. Ne emër të Partisë Demokratike dhe të Kryetarit Basha, u dhashë fjalën se do punojmë që të ardhmen e tyre ata ta shohin ne Shqipëri.

Te gjithë bashkë do të bëjmë të pamundurën që shpresën që ata e kerkojnë jashtë, ta gjejnë në vendin e tyre. Është fatkeqesi e madhe që Shqipëria po përjeton sot valën e dytë të madhe të emigrimit, kryesisht të rinisë dhe kjo duhet ndalur një orë e më parë! Por që kjo të ndodhë duhet që te rinjve dhe të gjithë Shqiptarëve tu rikthehet shpresa e cila është vrarë nga qeverisja e Edi Rames! Ndaj duhet të çmontojmë burimin e së keqes sa më parë, që më në fund familjet të mos jetojnë më të ndara dhe që cdokush ta projektojë dhe ndertojë të ardhmen në Shqiperi!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY