Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Viti 1958/Dokumenti zyrtar që dëshmon ngritjen e kampeve të internimit në Lushnje(DETAJE)

31/07/2018
Viti 1958/Dokumenti zyrtar që dëshmon ngritjen e kampeve të internimit në Lushnje(DETAJE)
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dokumenti zyrtar që dëshmon ngritjen e kampeve të internimit në Lushnje. Sa të internuar kishte  në Savër në vitin 1958 dhe si jetonin ata në mjerim të plotë? “Në një barangë në sektorin e Savrës jetojnë 8 familje me 14 fëmijë edhe 9 beqarë që nuk kanë asnjë lidhje gjinije apo familjare me të parët”….

156 familje ishin grumbulluar në  Savër të Lushnjes në vitin 1958. Mes tyre ishin 124 fëmijë të vegjël, të cilët jetonin në kushte të mjerueshme. Edhe pse i kishte mbledhur aty, si “një vend i sigurt” sipas Ministrit të Brendshëm Kadri Hazbiu, shteti shqiptarë nuk kishte marrë masa për ti strehuar as në barraka.

Një pjesë e madhe e tyre të ndarë në grupe të mëdha ishin futur në kasolle të gjithë bashkë edhe pse nuk kishin asnjë lidhje familjare me njëri-tjetrin e për më tepër mungonin kushtet më minimale për jetesë e higjenë.

Të dhënat zbulohen në dy dokumente zyrtare, njëri i strukturave partiake në Lushnje, të cilat e ngrenë si problem strehimin e këtyre të internuarve që ishin izoluar në Savër të Lushnjes dhe dokumenti tjetër me siglën “sekret”  i firmosur nga Kadri Hasbiu, i cili përveç problemit të të internuarve ngre edhe problemin e largimit të emigrantëve jugosllavë (kryesisht shqiptarë nga Kosova) nga llakatundi i Vlorë po në këtë periudhë dhe strehimin e tyre.

Në të dyja shkresat zyrtare ngrihet problem i sistemimit të këtyre të internuarve dhe emigrantëve, në barraka me baltë,dërrasë e kallam, të cilat për shtetin shqiptar kushtonin para dhe duheshin kaluar disa procedura burokratike deri në miratimin e planit dhe ndërtimti të këtyre barakave për banim.

Të dy këto dokumente “Kujto.al- Arkiva e Viktimave të Komunizmit” i sjell të plota, më poshtë, si një dëshmi zyrtare e ngritjes së kampeve të internimit në Shqipëri dhe kushteve në të cilat jetuan gjatë gjithë viteve të diktaturëstë gjithë kundërshtarët e regjimit komunist .

***

REPUBLIKA POPULLORE SHQIPËRIS

KOMITETI EKZ. KËSH. POPULLOR RRETHIT

Kryesija

Prot. Nr. 217 sek.

Lushnjë, më 11.XII.1958

L a n d a: Mbi gjendjen e strehimit t’internuarëve.

KRYEMINISTRIS

T I R A N Ë

Sikundër dihet në këtë rreth është caktuar qëndrimi i një numri të math familjesh dhe individash t’internuar nga rrethet e tjera të Republikës, numri i të cilëve arrin në 459 persona nga këta 156 familje me 124 fëmijë të vegjël.

Të gjitha këto familje banojnë në sektorin e Fermës të këtij rrethi dhe nga 156 familje janë strehuar vetëm 110; ndërsa 46 të tjera jetojnë në disa baranga të përziera, kështu p.sh. në një barangë në sektorin e Savrës jetojnë 8 familje me 14 fëmijë edhe 9 beqarë që nuk kanë asnjë lidhje gjinije apo familjare me të parët. Raste të tilla ka mjaft të tjera dhe që vijnë për arsye të mungesës së banesave për ti strehuar.

Për të mundur që të plotësojmë nevojat e domosdoshme për strehimin e këtyre personave dhe të tjerëve që mundë të vijnë; propozojmë që të na jepet një fondë prej 6.000.000 Lek duke akorduar edhe materialet e nevojshme: drrasë 162 metrokub, lëndë të treshë 144 metrokub, gozhdë 9 KV., çimento 648 KV.; ndërsa materialet e tjera janë mundësit të sigurohen në vend.

Me këtë fond ne mendojmë të ngrejm rreth 100 dhoma tip i thjesht, me kallam edhe drrasa.

Lutemi merni në shqyrtim këtë problem dhe brenda mundësive na epni aprovimin.

  1. KRYETARI

(Uani Hila)

(firma, vula)

  1. Pushtetit lokal

Të njoftohet me telefon se plani edhe buxheti u miratuan. T’a kenë parasysh e ta propozojnë vitin e ardhëm kur të bëhet projekt plani si të njëftohen a/a 5.1.59 (firma)

U njoftua Uan Hila (firma)

 

***

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

MINISTRIJA E P. TË BRENDËSHME

“S E K R E T A R I A T I”

“S E K R E T”

Nr. 01-782, ex.

Tiranë, në 12/I/1959

 

K R Y E M I N I S T R I S Ë

T I R A N Ë

Sikundër dihet, në Savër të rrethit Lushnje (si vend më i përshtatshëm) janë vendosur rreth 459 të internuar. Veç këtyre kohët e fundit kemi filluar të përqendrojmë edhe emigrantët jugosllavë që kanë qenë vendosur në Llakatund të Vlorës – gjë kjo që ka vështirësuar së tepërmi konditat e jetesës.

Ne do tu lutemi t’aprovonit kërkesën e Komitetit Ekzekutiv të K.P. të rrethit Lushnje, – paraqitur me shkresën e saj Nr. 217 datë 11/XII/1958, – dhe mendojmë se Komiteti Ekzekutiv i Lushnjes s’ka përgjegjësi pse nuk i ka parashikuar me kohë fondet që kërkohen, sepse tani vonë është vendosur për largimin e emigrantëve jugosllavë nga Vlora.

MINISTRI P. TË BRENDËSHME

GJENERAL LEITENANT

(KADRI HAZBIU)

(firma, vula)

Shënim:

U njoftua sh. Kadri se propozimi i Lushnjës nuk  mund të shqyrtohet se: a) ka fare pak kohë që u  aprovua pllani; b) kërkesa nuk ësht e studjuar  (e argumentuar). Mbetëm d’akord që M.P.Br. të dërgojë teknikë të saj ta shohin çështjen në hollësi për ndërtime me qerpiç dhe të paraqesin studimin përkatës. a/a (firma) 16.1.

BURIMI: Fondi i Këshillit të Ministrave, Viti 1959, dosja 1155

 

Tags: komunizmilushnjete internuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.