Ushtron dhunë ndaj kushëririt, nuk mjaftohet me kaq, i djeg edhe shtëpinë

Ushtron dhunë ndaj kushëririt, nuk mjaftohet me kaq, i djeg edhe shtëpinë

130
0
Shares

Një 29-vjeçar nga Gramshi është arrestuar, pasi akuzohet se pas dhunës së ushtruar ndaj kushëririt të tij, i ka vënë flakën banesës së këtij të fundit.

Policia thotë se Alban Jonuzaj, banues në fshatin Lemnushë për motive të dobëta është konfliktuar me kushëririn e tij, shtetasin E.J., 35 vjeç. Por ai nuk është mjaftuar me kaq, pasi i ka vënë edhe zjarrin banesës së këtij të fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY