Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Takimi i fundit me Luan Hajdaragën: Nuk kishte makinë për të shkuar në shtëpi

31/07/2018
Sot në Kuvendin e Shqipërisë mbahen homazhe për Luan Hajdaragën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Analisti dhe gazetari Artur Zheji tregon për takimin e fundit me ish- ministrin Luan Hajdaraga.

Ai shkruan se pasi e kishte ftuar në emision i kishte thënë që dikush duhet ta çonte në shtëpi pasi nuk kishte as makinë dhe as shofer.

Rrëfimi

E binda për të ardhur në emisionin tim, si një përfaqësues të së Majtës, mbasi kisha një bojkot të mirëfilltë nga PS-ja, që vazhdonte prej kohësh dhe me urdhër nga “lart”! O Zot! Sa shumë më ngacmojnë zorrët e barkut këto urdhrat nga “lart”, që ndëshkojnë kundërshtarët në çdo pore dhe qelizë të jetës së tyre.

Nejse në këto radhë nuk është vendi për një polemikë, apo për një koment më shumë në lidhje me KM-në dhe marrëzinë e tij delirante dhe paranojake…

Gjatë debatit, Luani, ishte impresionuese mënyra e rafinuar e diskutimeve të tij përgjatë debatit Tv, parapëlqente mesin e artë të logjikës, mbështetur mbi krahasime objektive.

Hajdaraga ishte një njohje e “vjetër”, për mua, natyrë e butë dhe natyrë e mirëfilltë komunikuese, me të bisedohej.

Kur mbaroi Emisioni 360gradë, Luani më tha se dikush duhet ta përcillte në shtëpi, mbasiqë nuk kishte as veturë dhe as shofer. Duke përllogaritur karrierën e tij, ish ministër i rëndësishëm, deputet dhe një ish peshë e rëndë e Partisë Socialiste, të mos kishte një mundësi shoqërimi mu duk e habitshme dhe e respektueshme.

Rrugës, biseduam një copë herë për Partinë e sotme Socialiste.

Profesor Luani, tejet i kujdesshëm, fliste më shumë me sy dhe me shprehjet e fytyrës së tij, pakënaqësinë e thellë, për lënien mënjanë dhe braktisjen e figurave themeluese, që mbeten, për hir të së vërtetës, figurat që sollën një moderim 360grade në politikën shqiptare.

Si njerëz që kishin jetuar aktivisht nën diktaturë, Luani dhe tashmë fare pak nga lloji dhe brumi i tij, kishin një neveri reale ndaj radikalizmit politik, të cilin e kishin parë dhe përjetuar fare mirë në veprim, para viteve ’90.

Duke mos dashur ta vendos në një pozitë të vështirë, vura re që më miratonte në heshtje, kur komentoja këtë “spastrim”, që “grupi rilindas”, i kishte bërë kupolës së Ps-së, porse me pak fjalë, më shumë me nëntekst sesa tekst, më la të kuptoja që, Ps-ja, herët a vonë do të rikthehej në shtratin e saj, konstruktiv dhe të moderuar.

Ndalova makinën pranë shtëpisë së tij, përkundruall Presidencës dhe e pyeta nëse kishte nevojë për ta shoqëruar më tej.

“- Jo ska nevojë Artur, vazhdoj vetë… natën e mirë!” më tha babaxhani Hajdaraga dhe u çapit i vetmuar pas mesnate, drejt banesës së tij.

Nuk e dija që do të ishte hera e fundit që e shikoja. Pas tre-katër ditësh u informuam për isheminë cerebrale dhe rrjedhimet tragjike që erdhën më pas.

Është me të vërtetë e ndjeshme humbja e tij, një mendje e moderuar dhe ftohtësisht e arsyeshme më pak, në turrin e KM-së drejt autoritarizmit më të plotë.

Të qoftë i lehtë dheu, zoti Hajdaraga…

Tags: artur zhejiluan hajdaraga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.