Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sot në Kuvendin e Shqipërisë mbahen homazhe për Luan Hajdaragën

31/07/2018
Sot në Kuvendin e Shqipërisë mbahen homazhe për Luan Hajdaragën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në nderim të figurës së ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili u nda nga jeta dje paradite, Kuvendi i Shqipërisë organizon homazhe në sallën e seancave plenare, sot në datën 31 korrik, nga ora 10:00-12:00.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i dërgoi dje një letër ngushëllimi familjes së z. Luan Hajdaraga

Të dashur Elsa, Luela dhe Ervin! Me dëshpërim të thellë mora lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Luanit, bashkëshortit e prindit tuaj të jashtëzakonshëm dhe kolegun e mikun tim të sinqertë.

Luan Hajdaraga ishte një njeri i rrallë, që ia kushtoi jetën, aftësitë dhe kontributin e tij të shquar arsimit, kulturës, politikës dhe interesit publik.

Luani ynë ishte ndër shkencëtarët e parë shqiptar, diplomuar jashtë shtetit dhe që për një kohë të gjatë kontribuoi si shkencëtar e drejtues në institucionet e arsimit dhe të shkencës shqiptare.

Si bashkëthemelues dhe zëvendëskryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Luan Hajdaraga kontribuoi si rrallëkush me kapacitetet, pasionin dhe përkushtimi e tij për ndërtimin e të majtës moderne shqiptare dhe përpunimin e zbatimin të programit të saj politik dhe qeverisës.

Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për disa legjislatura, Luan Hajdaraga u shua si një legjislator i talentuar, përfaqësues i spikatur i qytetarëve shqiptare.

Si Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, Luan Hajdaraga u dallua për devocionin e tij në shërbim të atdheut e të sigurisë kombëtare, si një personalitet shtetëror dhe partner dinjitoz i aleatëve ndërkombëtarë të Shqipërisë.

Luani do të na mungojë të gjithëve, juve si bashkëshort e prind i dhembshur, me shpirtin e ndjeshëm dhe zemrën e madhe, ndërsa ne, miqve e kolegëve të tij, si një shok e vëlla i pazëvendësueshëm. U prehtë i qetë, në dheun e Shqipërisë, të cilës iu përkushtua me diturinë, energjitë dhe shpirtmadhësinë e tij.

Juaji sinqerisht, Gramoz Ruçi.

Tags: luan hajdaragaparlamenti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.