Një persona ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan- Metalurgji.
Policia sqaron se “mjeti me targa El 9956 A me drejtues shtetasin E.P.,28 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan , është përplasur me motoçikletën me targa AR 489″.
Si pasojë e përplasjes është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës dhe është transportuar në Spitalin e Elbasanit , në gjendje të rëndë.
Drejtusi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/