Ish-Ministri i Ramës: Investitorët e huaj në Shqipëri shalohen me dru

Ish-Ministri i Ramës: Investitorët e huaj në Shqipëri shalohen me dru

121
0
Shares

Ish ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1 është ndër të paktit njerëz afër opozitës së sotme që ka kritikuar raportin e DASH. Sipas tij në raport thuhet se investitorët e huaj në vend tremben, cfarë nuk është e vërtetë. Ata shalohen në dru, thotë Ylli Manjani duke sjellë edhe një rast konkret.

Komenti i Manjanit:

Po ç’është ky raport i DASH, që thotë se “…. në Shqipëri investitorët e huaj tremben dhe kërcënohen?!”

Nuk është fare e vërtetë!

Ata nuk kërcënohen, por thjesht shalohen në dru!

Nuk i lanë brinjë pa i thyer investitorit Libanez, që ka ndërtuar mrekullisht Port of Montenegron.

Donte të ndërtonte edhe këtu, por e rrahën! E copëtuan fare!

Gjykata dhe Prokuroria e Durrësit as e vunë ujin në zjarr. Për fat të keq as KLD apo Prokuroria e Përgjithshme (në atê kohë e në kët kohë) nuk morën dot asnjë masë!

Gjyqet civile që lidheshin me bisnesin e këtij investitori, jo vetëm që se mbronin, por e përzinin!

Gjykatësja që mori vendimin e çuditshëm, ishte dhe eksperte e reformës në drejtësi. (E reformës që DASH na e mbështeti)
Nuk është çudi ta kalojë edhe vettingun…

Le pastaj reagimi i Kryeministrisë!
I ndyrë sa më ska! Mbrojtën të gjithë shpurën e personave përgjegjës, ndërkohë që bisnesmenit të rrahur i çonin lule…

Ndaj them që raporti i DASH nuk thotë të vërtetën ULËRITËSE!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY