Sot u zhvillua ceremonia e homazheve për nder të ish ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili u nda nga jeta dje. Ceremonia në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë, bashkoi të gjithë politikanët pa ngjyrim partiak, të cilët nuk kursyen edhe fjalët më të përzemërta në përkujtim të ish themeluesit të PS-së.
Në homazhe nuk mungoi edhe kryeministri aktual i vendit, i cili mori pjesë vetëm për pak minuta, por që padyshim, ia doli të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve me veshjen e tij.
Rama edhe sot kishte zgjedhur çitjanet dhe atletët të bardha, që shpeshherë i mban veshur edhe në samite. Një ditë më parë Rama, përmes një postimi në facebook shprehu edhe dhimbjen për Hajdaragaj, të cilin e cilësoi si burrë të paqtë dhe të arsyeshëm që nuk prishte qejf me njeri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/