Agim Kruezi, 17 vjet burg në Queesland të Australisë

Agim Kruezi, 17 vjet burg në Queesland të Australisë

133
0
Shares

Një i ri me banim në Queensland të Australisë është dënuar me 17 vite burg nga gjykata vendase nën akuzën e terrorizmit.

Ai synonte të përdorte eksplozivë të improvizuar në vend pasi u pengua të merrte pjesë në luftën e Sirisë.

Agim Kruezi, 25 vjeç me origjinë shqiptare u dënua me 17 vjet e katër muaj, me një periudhë jo-lirie prej 13 vjetësh, pasi u deklarua fajtor për përgatitjen ose planifikimin e një akti terrorist si dhe pjesëmarrjen në një luftë të huaj.

Gjyqtari Rosalyn Atkinson zbuloi se ai nuk ndiente keqardhje dhe nuk i kishte refuzuar pikëpamjet e dhunshme ekstremiste që çuan në marrjen e materialeve për të krijuar kokteje molotovi dhe për të kryer një sulm “vdekjeprurës”.

“Ju mbeteni një rrezik serioz për publikun,” tha Atkinson gjatë dënimit në Gjykatën Supreme të Brisbanes të martën.

“Ju i përmbaheni pikëpamjeve radikale dhe esktremiste të Islamit dhe promovonin xhihadin e dhunshëm”.

Kruezi, nga Logan, në jug të Brisbanit, ishte i motivuar për të krijuar “vdekje dhe shkatërrim” nga një detyrë fetare, tha Atkinson.

Përpjekja e tij për të udhëtuar në Siri dhe për të luftuar përkrah al-Nusra në mars 2014 u ndalua nga oficerët e doganave.

Pasi pasaporta e tij u bllokua, ai ktheu vëmendjen tek një sulm brenda vendit.

Kruezi bleu 10 litra naftë më vonë, përpara se të përpiqej të blinte shishe qelqi të përshtatshme për të bërë kokteje molotovi.

Veprimet e tij e bënë që policia ta arrestonte në shtator 2014.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY