Zyrtarët kanë paralajmëruar se zjarri më vdekjeprurës i Kalifornisë po bëhet gjithnjë e më i madh, pavarësisht se mijëra zjarrfikësve luftojnë me të.
“Erërat e forta dhe kushtet e thata atmosferike kanë bërë që zjarri të marrë përmasa edhe më të mëdha”, thanë zjarrfikësit.
Ky është një nga tetë zjarre e mëdha që aktualisht ka përfshirë vendin.
Zjarri, në qarkun Shasta në Kaliforni veriore, ka vrarë gjashtë persona deri më tani, duke përfshirë dy fëmijë dhe gjyshërit e tyre.
Flakët tashmë kanë djegur më shumë se 48,000 hektarë tokë (194 km2) dhe shkatërroi të paktën 500 ndërtesa./ora
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/