Vasili:Ndërkombëtarët na sugjeruan ta votonim ligjin për Magjistratët, u tërhoqën nga Ps

Vasili:Ndërkombëtarët na sugjeruan ta votonim ligjin për Magjistratët, u tërhoqën nga Ps

124
0
Shares

Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ishte i ftuar në studion e Report Tv për të diskutuar për aktualitetin politik dhe skenarin e opozitës së bashkuar në sesionin e ri parlamentar në muajin shtator.

Duke u rikthyer te debati për ligjin e magjistratëve që nuk u pranua që të votohej nga opozita dhe që u shty në shtator, Vasili zbuloi se ka pasur kontakte nga faktori ndërkombëtar, që u ka sugjeruar që ta votojnë.

Vasili shtoi se edhe ndërkombëtarët u tërhoqën, pasi sipas tij panë mungesën e seriozitetit nga PS për afatin e ligjit.

Si e vlerësoni procesin e vettingut deri tani?

ONM është ankuar për një proces të tillë që po bëhet nga vettingu. Kur kontestojnë ata do të thotë këto vendime ose janë të njëanshme ose të padrejta. Nuk duhet të ndodhte në asnjë rast. Mendonim se trupa shqiptare dhe ndërkombëtare duhet të mendonin njëlloj. Kam pasur shumë rezerva për ONM, pasi nuk ishte përcaktuar qartë roli. Sot ONM konteston vettingun, por sa fuqi ka ta ndalë?

Për fat të keq, sot nuk kemi një vlerësim tërësor për kandidatët, por kemi një inspektorat të lartë të kontrollit të pasurisë të dytë, që quhet vetting. Ne nuk na duhej vettingu për pasurinë, pasi kemi ILDKP, na duhej integriteti i procesit. Sot nuk ka një rast një gjyqtar të bërë shembull për 1,2,3 vendime që kanë prishur jetën e njerëzve. ILDKPKI e kemi me kushtetutë.

Ditët e fundit është hapur një debat pas editorialit të Carlo Bollinos për një ligj special për rigjykimet e vendimeve të të korruptuarve, ju gjykoni se është e rëndësishme një ndërhyrje e tillë?

Kam një gjë për të thënë, gjithçka thotë Bollino ka një qasje, në raportin e qytetarit dhe është pozicion korrekt. Problemi është që prandaj ne kemi kërkuar një rishikim, pasi vettingu ka hyrë në një rrugë të ngushtë pa krye që vlerëson vetëm pasurinë. Edhe procesi për zgjedhjen e kryeprokurorit ka hyrë në rrugë pa krye. Edhe ligji për magjistratët kërkon që të ndryshohet. Prandaj kemi kërkuar që të ulemi për të rishikuar edhe 7 ligjet që u miratuan në mënyrë të njëanshme. Ligjet degraduan, pasi u kapën. Duhet të ndërtojmë një qasje të re, pasi koha i rrëzoi.

Sot gjykatat janë në ngërç…
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë nuk ka qenë një vend pa gjykatat. Shqipëria për herë të parë ndodhet pa kokë, i është prerë koka. Sot, si ju, si unë, nuk kemi ku të ankohemi. Qeveria është shumë e mbrojtur, pasi atje ku mund të ankoheshim, nuk asnjë mundësi juridike.

Sa gjasa kishte që LSI të jepte votat për magjistratët?
Mundësia për ta votuar ishte zero. PD ka pasur vërejtje të sakta për 7 ligjet, por ne menduam se do të zgjidhen. Kemi kandidatë për KLGJ dhe KLP që nuk janë integritet. Të gjitha ligjet, edhe financimi vettingut, 40% qeveria e këputi.

A u është kërkuar nga PS që ta votoni?
Nuk ka pasur asnjë negociatë zyrtare, pasi ka pasur nga faktori ndërkombëtar kontakt me LSI, është sugjeruar, por u ndërprenë nga vetë ndërkombëtarët kur panë mungesën e seriozitetit nga PS. PS nuk ka qenë kurrë serioze, por as me ndërkombëtarët, humbi edhe besimin e tyre. PS papërgjegjshmëri dhe halabakllëk.

Çfarë pritet të ndodhë në shtator dhe koalicioni me PD?
Ne jemi në një front të përbashkët opozitar. PD na ka kritikuar ne? Po PS nuk na kritikuar ne, edhe ne i kemi kritikuar të dyja.

Në shator do të jeni pjesë e parlamentit dhe komisioneve?
Ne nuk kemi bojkotuar parlamentin asnjëherë. Parlamenti dhe vendin që kemi, nuk na e ka dhënë qeveria, por populli. Në shtator do të kemi një debat në parlament dhe jashtë tij për cështjen e grabitjes së teatrit. Fatin e Tiranës nuk e zgjidh as ky dhe as tjetri. Ky kryetar do të mbahet mend si kryetar i ditëve të zeza.

Në shtator do të zgjidhim pa asnjë kompromis, do të ketë përgjigje të rreptë dhe të egër, që kërkush, qoftë ky kryeministër i marrosur, apo kryetar bashkie budalla. Do të ketë një barrikadë të kapërcyeshme, do të ketë një qendrës që nuk është parë më parë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY