AKU informon se inspektoi tregun tek “zona e Freskut” në Tiranë ku u ka bllokuar 130 litra qumësht disa shitësve ambulantë që tregtonin qumësht me bidona plastikë dhe në kushte të papërshtatshme higjieno – sanitare.
“Produkti tregtohej në automjetin jo frigoriferik me targa AA330NH dhe në një tjetër mjet me targa AA703MT tregtohej qumësht në kushte të papërshtatshme dhe pa miratimin e strukturave shtetërore.
Për sa më sipër, ndaj dy shtetasve u mor masë administrative me gjobë prej 100.000 lekë për secilin si dhe bllokimin e produktit ‘qumësht lope’ duke e nxjerrë jasht përdorimit
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/