“Donim që të zhdukej përgjithmonë”, tre motra vrasin babanë e tyre

“Donim që të zhdukej përgjithmonë”, tre motra vrasin babanë e tyre

243
0
Shares

Një ngjarje horror ka ndodhur së fundi në Rusi, ku tre motra kanë vrarë babanë e tyre, pasi sipas dëshmive të vajzave ai abuzonte me to.

Tre adoleshentet, Kristina 19-vjeçe, Angelina 18 vjeçe dhe Maria 17 vjeçe, akuzohen për vrasje me thikë të babait të tyre, Mikhail Khachaturyan, 57 vjeç.

Njëra prej motrave, që është dhe më e rritura është shprehur se urrejtja ndaj të atit ishte aq e madhe, saqë e vetmja dëshirë e tyre ishte që ai të zhdukej.

‘’Ne e urrenin atë dhe donim që vetëm një gjë të ndodhte: të zhdukej dhe të mos e shikonim më kurrë”,shprehet ajo.

Mediat lokale raportojnë se motrat pranuan bashkërisht të vrisnin babanë e tyre, duke u shprehur se prej vitesh të tëra vuanin nga abuzimi.

Abuzimi përfshinte dhunë të rregullt, ndërsa një nga motrat ai detyroi që të lëpinte qimet e qenit të rëna në dysheme.

‘’Sapo babai i tyre pa që qeni kishte lëshuar qime në dysheme, ai thirri një nga vajzat dhe e detyroi që t’i lëpinte qimet një nga një, ndërsa ai e shikonte”, shprehet një mik i familjes.

Babai, i cili dyshohet se abuzonte seksualisht me to, u tha gjithashtu se kishte instaluar kamera në shtëpi për t’i parë kur ishte larg..

Para pak kohësh njëra nga vajzat u përpoq të vriste veten.

Motrat thanë se në ditën e sulmit ai i kishte kërcënuar me thikë në banesën e tyre pranë autostradës Altufievskoe në Moskë.

Një nga motrat e kishte kapur thikën dhe e kishte therur, ndërsa të tjerat u bashkuan në këtë vrasje.

Burri u përpoq të ikte nga banesa, por vdiq pranë ashensorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY