Detaje të reja për vrasjen e dyfishtë në Shkodër, ja lidhja mes...

Detaje të reja për vrasjen e dyfishtë në Shkodër, ja lidhja mes viktimës dhe autorit

338
0
Shares

Disa ditë pas vrasjes se dyfishtë në Shkodër, ku mbetën të vrarë,m bashkëjetuesit Boran Bërcana Dhe Silvana Ndoci, zbardhen detaje të reja.

Nga burime të Prokurorisë së Shkodrës, mësohet se dyshohet se autori dhe viktima kanë pasur njohje midis tyre. Burimet pranë organit të akuzës tregojnë se në momentin kur Boran Bërcana ka ecur me makinë e tij për të shkuar tek pallati ku banonte me qira, pak metra përpara se të mbërrinte në destinacion mund të jetë përshëndetur me autorin. Kjo përshëndetje që prokuroria dhe policia dyshon çon në konkluzionin se Boran Bërcana dhe autori kanë pasur një njohje qoftë edhe të thjeshtë mes tyre.

Sipas ekspertëve, shënjestra e atentatit me armë ka qenë ish-oficeri i krimeve, Bercana.

Të njëjta burime, shtojnë se dyshimi se Silavna Ndoci njihte autorin, kanë qenë shkaku i vrasjes edhe i saj. Në këtë mënyrë për të mos lënë dëshminë e saj dhe identifikimin e autorit ky i fundit e ka ekzekutuar edhe 24-vjeçaren.

Ish polici që u vra me partneren e tij me 28 plumba mbi trupat e tyre ka vijuar gradualisht rrugën me makinën e tij duke mos e menduar asnjëherë se i njohuri i tij do ta qëllonte për vdekje vetëm pas pak sekondash. Sapo makina e ish efektivit ka ecur pak metra më përpara autori e ka ndjekur qetësisht jo me hapa të nxituar për të hequr gjitha dyshimet dhe sapo është afruar ka qëlluar pa mëshirë duke zbrazur nga arma e tij automatike tip gjermane 28 plumba. Nga detajet e reja mendohet se fillimisht e ka qëlluar në kokë por duke qenë se makina ka ecur për interesi atëherë autori për të qenë i sigurt ka vijuar të qëllojë me breshëri.

Pasi kreu vrasjen autori u largua duke shkuar në zonën e By Passit. Aty braktisi makinën që rezulton e vjedhur në Kosovë dhe armën e krimit duke i vënë flakën për të humbur çdo gjurmë. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për këtë vrasje të dyfishtë por ende deri më tani nuk ka diçka konkrete sa i përket identifikimit të autorit.

Vetëm pak ditë pas deklaratës së drejtorit të policisë vendore të Shkodrës Vehbi Bushati lidhur me vrasjen e ish-policit Boran Bërcana dhe bashkëjetueses së tij Silvana Ndoci, i pyetur për këtë çështje u shpreh se ka disa pista hetimi për të cilat po punohet ngushtë bashkë me prokurorinë për të arritur tek zbardhja e plotë e asaj vrasje të dyfishtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY