Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Xherdan Shaqiri bën debutim ëndërrash me Liverpulin, shënon gol me rroveshate

29/07/2018
VIDEO/Xherdan Shaqiri bën debutim ëndërrash me Liverpulin, shënon gol me rroveshate
Share on FacebookShare on Whatsapp

Anësori kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka bërë një debutim të ëndërruar për skuadrën e tij të re, Liverpoolin, duke shënuar një gol për t’u mbajtur në mend dhe duke dhuruar një asist ndaj Manchester Unitedit në një ndeshje të turneut parasezonal, International Champions Cup, të dielën në mëngjes në SHBA.

Shaqiri iu bashkua skuadrës së Jurgen Kloppit në fillim të këtij muaji për rreth 15 milionë euro nga skuadra tashmë e rënë nga Premierliga, Stoke City, dhe e shpagoi çdo përpjekje të të kuqve për ta sjellë në “Anfield” qysh  në ndeshjen e tij të parë – edhe pse miqësore – ndaj rivalit Manchester United, shkruan Gazeta Express.

United dhe Liverpool u takuan në “Michigan Stadium” në Ann Arbor të Shteteve të Bashkuara, në një ndeshje që i takoi plotësisht skuadrës së re të Shaqirit me rezultat bindes 4-1.

Në një ballafaqim që pati fillim të qetë, ishin djelmoshat e Jurgen Kloppit ata që shënuan të parët, kur Sadio Mane e konvertoi në gol penalltinë e fituar nga Mohamed Salah gjysmë ore brenda takimit.

Reagimi i Manchester United ishte i shkëlqyer, me mesfushorin e talentuar Pereira që realizoi gol fantastik vetëm tre minuta më vonë, duke e lënë të shtangur portierin kundërshtar me goditjen e tij të bukur nga gjuajtja e lirë.

Kaq kishte nga një pjesë e parë mes dy gjigantëve anglezë, mënjeherë pas të cilës kosovari Shaqiri debutoi duke e zëvendësuar Mohamed Salahun.

Edhe në pjesën e dytë pamë një fillim pa gola, para se Liverpool të shpërthente pas zëvendësimeve që Klopp i bëri 25 minuta para fundit, kur ndërroi pothuajse tërë formacionin.

Shaqiri bëri  një asist të bukur për Daniel Sturridge në minutën e 66-të, i cili shënoi për epërsinë e dytë të të kuqve.

Liverpooli  e ngriti epërsinë në 3-1 kur i riu  Ojo shënoi nga penalltia.

Ndërsa, momenti magjik i mbrëmjes i takoi Shaqirit, i cili bëri gol me gërshërë nga rreth gjashtë metra duke tundur rrjetën e United dhe vulosur fitoren e Liverpoolit 4-1.

Kështu duket tabela e International Champions Cup pas kësaj ndeshjeje. /g-e

 

Tags: golliverpulshaqiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.