Tatimet vazhdojnë të bëjnë “namin”, të tjera biznese bllokohen për mos lëshim...

Tatimet vazhdojnë të bëjnë “namin”, të tjera biznese bllokohen për mos lëshim kuponi

142
0
Shares

Strukturat e Hetimit Tatimor njoftojnë se janë duke vijuar kontrolle verifikimi për subjekte që ushtrojnë veprimtari ekonomike në zonat turistike në vend, me qëllim zbatimin korrekt të legjislacionit fiskal.

Gjatë prezencës së këtyre strukturave në terren janë konstatuar tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar apo që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje.

Nga kontrollet e ushtruara nga Hetimi Tatimor Rajoni Qendror janë konstatuar rastet, për të cilat u morën masat si më poshtë vijojnë:

– Për subjektin “Adriatik 2”, me vendndodhje Golem, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin hotel “Kamomil” me vendndodhje Golem, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin bar kafe “ Favol” me vendndodhje Tiranë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Ndërsa referuar kontrolleve të ushtruara nga Hetimi Tatimor Rajoni Jugor, u morën masat si më poshtë vijojnë:

– Për subjektin Dorjan Maze, me vendndodhje Borsh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Aleksandër Duka, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Floreta Dura, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Florika Feruli, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Spiro Llajo, me vendndodhje në Sarandë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, me qëllim që të sigurohet një ecuri sa më pozitive e sezonit veror për të gjithë turistët, por dhe të garantohet konkurrenca e ndershme.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY