PD:Ardian Dvorani i ka shërbyer krimit të organizuar duke ndihmuar bandën e...

PD:Ardian Dvorani i ka shërbyer krimit të organizuar duke ndihmuar bandën e Agron Xhafajt

113
0
Shares

Partia Demokratike ka vazhduar të akuzojë gjyqtarin e rikonfirmuar në detyrë nga Vetingu,  Ardian Dvoranin dhe i ka drejtuar publikisht një pyetje, Komisionit të Pavarur te Verifikimit nëse ka dijeni për lidhjen e Dvoranit me Agron Xhafajn, vëllanë e dënuar si trafikant droge të ministrit të Brendshëm.

DEKLARATA E STRAZIMIRIT:

“Ardian Dvorani, gjyqtari simbol i drejtësisë së kalbur nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar, – tha Strazimiri, – i konfirmuar në detyrë nga organet e vettingut, është marrë nën mbrojtje publike nga tutori i tij Edi Rama për të kaluar në heshtje faktet që provojnë se ai duhet të ishte shkarkuar nga detyra.  Partia Demokratike pyeti dy ditë më parë, nëse organet e vettingut e kishin verifikuar faktin e kontaktit të papërshtatshëm të Ardian Dvoranit, mikut të Fatmir Xhafajt me vëllanë e tij Agron Xhafaj, i dënuar me burg si anëtar i një organizate kriminale dhe trafikant ndërkombëtar droge.  Duke mos marrë përgjigje mbi këtë fakt, sot Partia Demokratike pyet përsëri dhe drejtpërdrejtë organet e vettingut:

A ka qenë Ardian Dvorani ndërmjetësi i Agron Xhafajt me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të vendosur mosekstradimin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërisht me të për trafik ndërkombëtar droge? A ka kontaktuar Fatmir dhe Agron Xhafaj me gjyqtarin Ardian Dvorani gjatë asaj periudhe?

Organet e vettingut kanë detyrimin të japin përgjigje mbi këto pyetje dhe të sqarojnë opinionin publik, nëse i kanë verifikuar këto fakte dhe si i kanë verifikuar ato. Ardian Dvorani u konfirmua në detyrë, duke patur në dosje edhe shërbimin që i bëri Edi Ramës me vendimin e tij lidhur me çështjen e sekuestrimit të pasurive të paligjshme të baronit të drogës Klement Balili.

Ndërsa 26 mijë qytetarë presin në rradhë prej vitesh që çështjet e tyre të shqyrtohen, çështja e pasurive të Balilajve u mor në shqyrtim nga Gjykata e Lartë pa kaluar 1 muaj nga data e saj e regjistrimit, duke favorizuar familjen Balilaj.

Këto dhe fakte të tjera, të bëra publike nga Partia Demokratike për mosjustifikimin e 100 milionë lekëve pasuri; Blerjen e 3 shtëpive në konflikt interesi
Moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit; Dënimin e shkodranëve në dhjetor ‘90 për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës si prokuror i çështjes; provojnë qartë se për shërbëtorin e Edi Ramës, Ardian Dvorani, organet e vettingut kanë realizuar një proces farsë.  Heshtja e shërbëtorit dhe e tutorit të tij politik, heshtja e organeve të vettingut për këto fakte veçse e rrënon besimin e qytetarëve tek procesi i vetingut, i cili po mban në sistem gjyqtarë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY