Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tritoli në banesë, flet motra e Gazmir Dacit: Pamë tmerr me sy, fëmijë 3 – 4 vjeç ndodheshin në shtëpi

28/07/2018
Tritoli në banesë, flet motra e Gazmir Dacit: Pamë tmerr me sy, fëmijë 3 – 4 vjeç ndodheshin në shtëpi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e familjes Daci në Bathore të Tiranës mbrëmjen e së enjtes. Shënjestër e sulmit ka qenë familja e shtetasit Gazmir Daci, i cili aktualisht ndodhet në burg, pasi akuzohet për veprën penale të vrasjes së Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij, Robertit. Nga shpërthimi në katin e parë të banesës ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Familja Daci akuzon për këtë sulm familjen Kolaveri me të cilën prej vitesh ndodhen në konflikt. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, motra e Gazmir Dacit tregon tmerrin e përjetuar në familje nga shpërthimi i eksplozivit, duke theksuar se në banesë ndodheshin edhe fëmijë të mitur të moshës 3 – 4 vjeç.

Ajo akuzon familjen Kolaveri për sulmin, duke treguar se ky është rasti i katërt që kërcënohen nëpërmjet vendosjes së tritolit, ndërsa një rast tjetër kanë tentuar të ekzekutojnë në ambientet e burgut vëllain e saj.

“Është hera e pestë që na sulmojnë. Dy herë na është vendosur tritol në shtëpi, dy herë te lokali, që është biznesi i familjes sonë dhe një herë kanë tentuar të vrasin vëllanë në burg. Kemi kërkuar ndihmë nga shteti, nuk na japin asnjë lloj zgjidhjeje, kemi nevojë për mbrojtje”, u shpreh motra e Gazmir Dacit në gjendje të rënduar psikologjike nga sulmi.

Ndërkohë ditën e djeshme babai i Gazmir Dacit, Xhelal Daci paralajmëroi autorët se do të bëjë vetëgjyqësi, nëse shteti nuk merr masa.

Mbrëmjen e së enjtes banesa e familjes suaj është bërë shënjestër e një sulmi me eksploziv. Kush ndodhej në shtëpi në momentin e shpërthimit, pati të lënduar?

Në momentin e shpërthimit ndodhej në shtëpi motra, mami dhe tre fëmijët. U trembëm shumë, dolëm direkt nga shtëpia dhe lajmëruam policinë, e cila erdhi në banesën tonë shumë shpejt. Nuk pati të lënduar, por fëmijët janë tmerruar, sepse janë të vegjël.

Patët mundësi t’i identifikonit autorët?

Jo, por shtëpia është me kamera sigurie, policia i sekuestroi.

Keni dyshime se kush mund të jenë personat të cilët vendosën tritolin?

Dyshojmë se autorë janë personat me të cilët jemi në konflikt prej vitesh, me familjen Kolaveri.

Ju dyshoni se autorët janë pjesëtarë nga familja Kolaveri, me të cilët jeni në konflikt prej vitesh. Keni pasur më herët kontakt me këtë familje për të qetësuar situatën në të cilën ndodheni?

Në gjithë këto vite kemi pasur kërcënime të vazhdueshme. Por jo, kontakt direkt nga familja Kolaveri nuk kemi pasur asnjëherë. Kjo është e tmerrshme, të vendoset tritol në shtëpi kur brenda në banesë ndodhet gruaja me fëmijë të mitur, të moshës 3 dhe 4 vjeç. Nuk është dëgjuar në asnjë vend tjetër kjo gjë.

Flitet për disa sulme të kryera ndaj familjes suaj ndër vite. Çfarë masash keni marrë, u jeni drejtuar institucioneve shtetërore për mbrojtje?

Është hera e pestë që na sulmojnë. Dy herë na është vendosur tritol në shtëpi, dy herë të lokali që është biznesi i familjes sonë dhe një herë kanë tentuar të vrasin vëllain në burg. Kemi kërkuar ndihmë nga shteti, nuk na japin asnjë lloj zgjidhjeje, kemi nevojë për mbrojtje.

Ndiheni të frikësuar nga kërcënimet e vazhdueshme, përballë faktit që ende nuk keni marrë ndihmën që kërkoni nga shteti?

Ndihemi të kërcënuar, jemi në gjendje shumë të rënduar, në familjen tonë ka gra dhe fëmijë. Por edhe pse ndodhi sulmi, nuk mund të na detyrojnë të dalim prej shtëpisë sonë dhe të fshihemi. Do vazhdojmë të qëndrojmë këtu duke kërkuar ndihmë nga shteti për mbrojtje, shpresoj të na ofrohet sa më shpejt.

Cila është thirrja juaj?

Konflikti me familjen Kolaveri është i hershëm, thuajse prej 3 vitesh ndodhemi në këtë situatë. Jemi në gjendje shumë të rënduar psikologjike. Kërkojmë të drejtën tonë, policia të punojë dhe të gjejë fajtorët. Të kapen autorët, ne nuk e lëmë me kaq këtë gjë. /GSH.al

Tags: atentati me eksplozivgazmir dacikamez

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.