SKANDALI I KRIMEVE TË RËNDA/Trafikon 1.7 ton drogë por akuzohet për moskallzim...

SKANDALI I KRIMEVE TË RËNDA/Trafikon 1.7 ton drogë por akuzohet për moskallzim krimi

823
0
Shares

Nga Basir Collaku

1.7 ton droge dhe pronar i skafit 12 meter 350 kuaj fuqi, perfundon moskallzim krimi për Ariel Mecaj. Italia dhe Greqia mundesuan operacionin, forca e ligjit e çben.  Donika Prela çmonton hetimet e nisura tek Krimet e Renda!

Me date 3.2.2017, nje avion Frontex i Policise Italiane identifikon nje skaf me kater motorra 350 kuajfuqi 12 meter i gjate 3.5 meter i gjere dhe po udhetonte drejt bregut te Kalabrise. Ata vihen ne ndjekje, skafi kthehet ne drejtim te Korfuzit. Por ne ndjekje vihet edhe policia greke. Keshtu policote e tre vendeve, Itali Greqi, Shqiperi ndjekin kete skaf qe hedh ngarkesen ne uje. Duke shfrytezuar motin e trazuar nxjerrun dhe skafin ne breg, qe e sekuestron polocia greke dhe tre personat ne Skaf ikin.

Hetimet bejne qe prokuroria per Krime te Renda sipas materialeve te referuara nga policia vendore Vlore me 8.1.2018 te regjistroje procedim penal ne ngarkim te Ariel Meçaj nen akuzen e trafikut te lendeve narkotike.

Me 20.1.2018, Gjykata per Krime te Renda vendos masen shternguese arrest me burg.
Me date 28.05. 2018 Prokroria per Krime te Renda ploteson hetimet per Ariel Mecaj dhe i kerkon Gjykates per Krime te Renda, nisjen e procesit gjyqsor. Policia greke ka daten e operacionit te kapjes se skafit me 3.2.2017, njekohesisht sekuestron 99 pako qe rezultojne canabis sattiva me nje peshe 1714 kilograme. Pra 1.7 ton.

No automatic alt text available.Faksimile e vendimit te pare te Gjykates se Krimeve te Renda

Leterporosia nga Greqia pohon ze policia kishte sekuestruar pasaporte dhe karte identiteti te Ariel Meçaj dhe skafi ishte i regjistruar ne vendin fqinj nen pronesine e Ariel Meçaj.
Dergimi ne Gjykate ka rezultuar pak pa fat me sa duket. Gjykata e kthrn pas kerkesen e prokurorise duke klasifikuar aktet abzolutosht te pavlefshne. Pavlefshmeria sipas Gjykates per Krime te Rend kishte te bente me afatin 10 ditor te njoftimit te mbylljes se hetimit, njoftim qe duhej te merrte i pandehuri dhe mbrojtesi i tij ligjor. Ne kete inventar ditor gjykates i mungojne gysma e diteve. Gjithashtu Gjykata, gjykatesi Fran Prendi, vlereson kryerjen e veprimeve hetimore te Prokurorise por vlereson se duhen edhe veprime te tjera si marrja e praktikes se berjes se pasaportes se dyte dhe bashkeshortja qe sipas avokatit ka te dhena te rendesishme. Nderkohe i pandehuri vijon te jete ne mungese dhe Gjykata kthen dhe nje here dosjen Prokurorise.

Kthimi

Ariel Meçaj i hetuar prej disa kohesh per trafikim narkotikesh nga Krimet e Renda ka perfunduar me ndryshim akuze pas nderhyrjes se fuqive madhore. Hetimi, ndoshta shefja e re e akuzes Donika Prela ka pare hapsira hetimore te pashfrytezuara. Dosja i kalon nje tjeter prokurori dhe historia ndryshon.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.Faksimile e vendimit te dyte te Gjykates per Krime te Renda

Fillimi

Prokuroria ka nisur hetimet ne shkurt te vitit 2017. Pas disa kohe hetim prokurori Dritan Prençi vendosi dergimin e çeshtjes ne gjyq duke e akuzuar per trafikim lendesh narkotike. Por me nderhyrjen pas kthimit te dosjes, ne fund te qershorit 2018, trafikanti te cilit ju kap 1.7 ton droge i ndryshon akuza dhe dosja dergohet per kompetence ne prokurorine e Vlores. Situaten e merr ne dore Forca e Ligjit, siç duket e krijuar per te mbrojtur “hallexhinjte e trafikut”, dhe nje prokuror tjeter i perzgjedhur nga Donika Prela duket i percjell tjeter keshillim vartesit Gent Osmani, dhe u konstatua qe trafikanti nuk kishte kallezuar krimin. Ky eshte rezultati i pare i Forces se Ligjit tek Prokuroria e Krimeve te Renda, shkaterrimi i hetimeve te nisura me pare.
Sigurisht jane te implikuar ne dhenien e kesaj ndihme shkaterruese per dosjen personazhe politike me lidhje te forta me kupolen drejtuese ne Prokurorine per Krime te Renda dhe Prokurorine e Pergjithsme..Nderkohe prokurore e gjyqtare te kesaj dosje jane ne rradhe per te bere vettingun,qe sipas forces se ligjit e kane vene ne vije.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY