Sherr me policin, i thyen këmbët me makinë, arrestohet. Emri

Sherr me policin, i thyen këmbët me makinë, arrestohet. Emri

215
0
Shares

Një punonjës policie është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Kuçovë.

Një makinë ka përplasur oficerin e policisë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë as ndihmën e parë.

Por Ylli Luka është arrestuar vetëm 30 minuta më vonë.

Ai ishte ndaluar nga punonjësi i policisë, që po i kontrollonte dokumentet.

Por Luka është konfliktuar me punonjësin e policisë dhe më pas e ka goditur me makinën e tij, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Në ndjekje të tij u vunë forca të shumta policie, që e arrestuan 30 minuta më vonë.

Policia e Beratit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kuçovë, ku një 37-vjeçar ka përplasur punonjësin e policisë, Jonuz Vrapi, duke i dëmtuar këmbët.

Policia bën të ditur se ka vënë në pranga 37-vjeçarin Ylli Luka, nga Fushë Kruja, i cili ka qenë përfshirë në një konflikt dhe më pas nuk i ka ndalur policisë.

Duke ikur Luka ka përplasur edhe punonjësin e policisë Vrapi, duke i thyer këmbët.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 21:15  ben të ditur policia.

Ja informacioni paraprak nga Policia e Beratit:

Më datë 28.07.2018, rreth orës 21:15, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, është marr njoftim se po ndodhte një konflikt.

Menjëherë ka shkuar patrulla e policisë ku  i ka dhënë urdhër drejtuesit të mjetit tip Benz, shtetasit Y. L, 37 vjeç,  banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë, për të ndaluar.

Shtetasi i lartpërmendur nuk i është bindur urdhrit të patrullës së rendit dhe për pasojë ka aksidentuar punonjësin e policisë së rendit J. V., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, me frakturë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit Y. L., më pas është bllokuar  nga shërbimet e tjera të policisë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kuçovë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY