Iku nga PS, këshilltarja Bodgani bën thirrje për bashkim të së djathtës

Iku nga PS, këshilltarja Bodgani bën thirrje për bashkim të së djathtës

121
0
Shares

Këshilltarja e pavarur e Këshillit Bashkiak, Mirela Bogdani i ka dhënë një përgjigje zv/kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Andi Seferit, njëkohësisht kryetar i FRD-së për Tiranën.

Në përgjigjen e saj, Bogdani e akuzon Seferin se është thjeshtë një vartës i Erion Veliajt.

Këshilltarja tashmë e pavarur, gjithashtu bën thirrje që në zgjedhjet e ardhshme të gjitha forcat e djatha të bëhen bashkë, kundër diktaturës që po instalohet.

Deklarata e plotë e Mirela Bogdanit:

Në përgjigje të rrogëtarit të Velisë,

Sot Andi Seferi, nenpunesi i FRD-se ne Bashkine e Tiranes, i punesuar aty si pasoje e koalicionit FRD-PS ne zgjedhjet e fundit lokale, ka bere nje deklarate personale, sipas te ciles vendimi i Mirela Bogdanit per tu larguar nga koalicioni i majte nuk perfaqeson FRD-ne.

Z.Seferi, se pari une perfaqesoj 6000 qytetaret e Tiranes qe me kane dhene voten, kurse ti je thjesht nje vasal dhe vartes i Erjon Velise dhe interesi jot i vetem eshte ti besh hyzmetin rroges dhe pozicionit te nenkryetarit, te cilat jane e vetmja gje qe te shqeteson ti humbasesh. Une jam e zgjedhura e qytetareve, ti je hyzmeqari i Erjon Velise.

Se dyti, une edhe sepse anetare e Kryesise se FRD-se, drejtuese e Departamentit te Integrimit, anetare e deges se Tiranes – ndryshe nga fleterrufeja jote infantile ku thua qe nuk perfaqesoj prej kohesh asnje forum – dhe mbi te gjitha e vetmja keshilltare e votuar nga qytetaret per FRD-se ne Tirane, ne vendimin dhe deklaraten time nuk kam folur ne emer te FRD-se, por timin personal.

Se treti, kush je ti qe flet ne emer te FRD-se? Qendrimin zyrtar per vendimin tim duhet ta japin strukturat drejtuese te partise dhe Kryetari i saj Z.Bamir Topi.

Se katerti, ti mund te vazhdosh te jesh nenpunesi i bashkise, sepse dukshem kryetari i saj do te shperbleje per fleterrufene vasale dhe lepirese, po ti nuk mundet qe i “vete-pagezuar” si “krahu i djathte i Bamir Topit” te shprehesh ne emer te nje partie te tere, qe akoma nuk eshte mbledhur per te shprehur qendrimin e saj, ta shapallesh veten si “perfaqesues i koalicionit”.

Se katerti, kush je ti qe “lajmeron” se ne cilin koalicion do te jete FRD-ja ne zgjedhjet e ardhshme? Ate vendim gjithashtu e marrin strukturat e partise, dhe jo ti me Erjon Veline, aty te paradhoma e tij, ku dhe eshte ideauar dhe shkruar kjo leter.

Dhe duke folur per zgjedhjet e ardhshme, shpreh bindjen dhe besoj fort se FRD dhe te gjithe forcat e djathta duhet te bashkohen ne nje front te fuqishem opozitar, sepse vetem keshtu mund te thyejne diktaturen e se keqes qe eshte instaluar dhe po perhapet frikshem ne kete vend.

Mirela Bogdani

Keshilltare e Pavarur

Keshilli Bashkiak Tirane

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY