Milani dhe Juventusi kanë arritur marrëveshje për Gonzalo Higuainin, kështu që vendimi i fundit mbetet te sulmuesi argjentinas.
Që nga transferimi i Cristiano Ronaldos në Juventus, Higuaini është lidhur me një largim nga ‘Zonja e Vjetër’, transmeton Gazeta Express.
Eksperti i merkatos, Alfredo Pedulla, ka thënë se marrëveshja është arritur mes klubeve që të huazohet ‘El Pipita’ në San Siro për 15 milionë euro.
Problemi i vetëm është paga e lojtarit, i cili merr 7.5 milionë euro në Juventus dhe nuk dëshiron që ta ulë këtë çmim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/