Edhe në Mongoli Turqia kërkon gylenistë, por nuk i ekstradon dot, ja...

Edhe në Mongoli Turqia kërkon gylenistë, por nuk i ekstradon dot, ja çfarë shkruan New York Times ..

129
0
Shares

Pasi Turqia rrëmbeu sot një shtetas të vetë i cili ishte duke jetuar tash e 25 vjet në Monogoli gazeta prestigjioze amerikane, “New York Times”, rrëmbimin e tij e ka krahasuar me atë që kishte ndodhur në Kosovë në mars të këtij vitit.

New York Times raporton për veprimet e njëjta të rrëmbyesve të mësuesit, Veysel Akcay në Monogoli me ato të cilat kishin ndodhur në Kosovë. Disa njerëz me maska, me vetura me targa të rreme dhe me një avion i cili dyshohet të jetë i Forcave Ajrore Turke.

Po këtë vit, Qeveria turke akuzoi gjashtë shtetas turq të cilët u dëbuan nga Kosova më 29 mars të cilët dyshohet se kishin lidhje me Gylenin, lëvizje kjo e cila ka një ndikim të madh në Ballkan.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte thënë se ai nuk kishte autorizuar depërtimin e turqve, derisa kishte shkarkuar edhe ministrin e tij të brendshëm dhe shefin e shërbimit sekret me aryseimin se ata kishin qenë në dijeni për operacionin dhe nuk e njoftuan atë paraprakisht, shkruan New York Times.

Një mësues turk në Monogli është rrëmbye dhe është liruar sërish të premten, në atë që duket të jetë episodi i fundit i fushatës globale të presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan për të kapur aleatët e dyshuari të klerikut, Fetullah Gylen pasi ky i fundit akuzohet për komplot të grusht shtetit në Turqi, vitin 2016.

Mësuesi, Veysel Akcay drejtor i një rrjeti të shkollave ndërkombëtare, i cili ka jetuar në Mongoli për gati 25 vjet ishte rrëmbyer me pretendimin se nuk ka leje qëndrimi.

Mirëpo autoritet mongole treguan se pas protestës së familjarëve në aeroportin e kryeqytetit mongolian, avioni që dyshohet të jetë turk ishte nisur pa mësuesin Veysel Akacay.

I njëjti skenar kishte ndodhur edhe në Kosovës në mars të këtij viti ku u ekstraduan gjashtë shtetas turk, të cilët akuzohen për lidhje me “Lëvizjen Gylen”, lëvizje islamike e cila ka fituar mbështetje në Ballkan

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY