Tregjedia greke, Tsipras në vështirësi, opozita kërkon largim….

Tregjedia greke, Tsipras në vështirësi, opozita kërkon largim….

77
0
Shares

Opozita e Greqisë akuzoi qeverinë të premten për arrogancë dhe dështim të plotë për të mbrojtur jetën e njerëzve nga zjarri shkatërrues. Ata thonë se pyetjet e tyre po mbesin pa përgjigje se si të paktën 86 vetë vdiqën në qytetin e Matit.

Të mbijetuarit e një prej katastrofave më të rënda greke në kujtesën e gjallë u takuan me një ministër të qeverisë, kur ai vizitoi vendin e tragjedisë më pak se 30 km në jug të Athinës të enjten dhe lëshuan akuza të rënda ndaj autoriteteve.

Partia kryesore e opozitës Demokracia e Re kritikoi qeverinë në një konferencë shtypi duke theksuar se asnjë kërkesë falje nuk u dëgjua gjatë këtyre ditëve. “Kjo qeveri sapo ka shtuar një faqe të zezë në dështimin e saj për mbrojtjen e jetës dhe pronës së njerëzve,” tha zëdhënësja e Demokracisë së Re Maria Spyraki.
Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Toskas, në konferencën për shtyp tha se qeveria dyshonte për zjarrvënie.
Ndërkohë ka reaguar për herë të parë që prej 3 ditësh, Kryeministri Tsipras. Ai tha se qeveria merrte përsipër përgjegjësi politike për këtë tragjedi.

“Të vdekurit nuk mund të flasin, por më së paku u detyrohemi atyre të paktën respektimin e të vërtetës. Dua të marr përgjegjësinë politike për tragjedinë, tha kryeministri
Më herët qeveria greke e mbrojti veten duke thënë se nuk kishte kohë për të evakuar njerëzit, sepse flaka u përhap shumë shpejt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY