Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi ka braktisur sot procesin përpara Komisionit të Pavarur të Kualikimit me akuzën e rëndë se anëtarë të tij i kanë shitur të dhënat konfidenciale televizionit kombëtar Top Channel. Në seancën dëgjimore gjyqtari Selimi ka qënë vetë i pranishën ku kërkoi pezullimin e seancës dhe hetimin disiplinor ndaj trupës gjykuese të KPK.
“Nisur nga faktet që kanë ndodhur rishtaz dua të nisë hetimi disiplinor ndaj trupës sepse në TCH dje është transmetuar një kronike ku jepen të dhëna sensitive. Unë kërkoj pezullimin e seancës dëgjimore sepse do i kërkoj ONM të nisë procedure disiplinore sepse janë përdorur të dhëna kodecinale.
Unë dyshoj se këto te dhëna i janë shitur këtij TV dhe mendoj se ky TV ka shkuar me tej sa të ndikojë në këtë proces”- ka thënë gjyqtarim shkruan syri.net. Ndërkohë mësohet se përsoni për të cilin bën fjalë kronika e TCH është vënë nën hetim në 2018, kur Selimi ka raportuar njohjen me të në 2017. Selimi po sulmohet nga TCH për shkak se është pjesë e trupës gjykuese qe po shqyrton pronësinë e TCH.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...