Policia e Beratit vuri në pranga një 30-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një 17-vjeçare.
30-vjeçari është identifikuar si Dashnor Begaj, i cili ka bërë rezistencë ndaj policisë gjatë shoqërimit.
“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Dashnor Begaj, 30 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.
Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një 17 vjeçe, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë, gjatë shoqërimit”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, ”Vepra të turpshme” dhe ‘’Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’’, parashikuar nga nenet 108 dhe 236/1 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/