Shqiptarët e Amerikës zemërohen, i shkruajnë letër Trumpit për deklaratën në Fox...

Shqiptarët e Amerikës zemërohen, i shkruajnë letër Trumpit për deklaratën në Fox News

197
0
Shares

Nga Beqir Sina

Këshilltari i qytetit te Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, i vetmi politikan shqiptar i zgjedhur në post kaq të lartë, së bashku me 10 organizata dhe shoqata të komunitetit shqiptar në zonën e Neë Yorkut, i janë përgjigjur në një reagim me një letër zyrtare, Shtëpisë së Bardhë, kundrejt një sulmi verbal të Presidentit amerikan, Donald Trump në një intervistë në kanalin televiziv Fox Neës.

Në leter theksohet që në fillim se sa krenar janë shqiptarët për historinë e vendit të tyre, dhe se sa të lidhur janë historikisht me SHBA-në, në një miqësi sa të fuqishme dhe të përhershme.

“Pergjigjet gjate intervistës, tregojnë për keqkuptime themelore të historisë dhe të rajonit dhe të rolit të paçmuar të Amerikës në ruajtjen e paqes”, thekson letra.

Në letër tregohet se kohë më parë, pas Luftës së Parë Botërore – ishte Presidenti Ëoodroë Ëilson, ai që ngriti zërin, dhe doli në mbrotje të Shqipërisë, kur vende te tjera kërkonin të ndanin Shqipërinë midis fqinjëve të saj, si një “shpërblim” për të mposhtur gjermanët dhe austriakët. Në një kohë kur udhëheqësit evropianë donin t’a coptonin Shqipërinë duke i dhënë një pjesë të vendit (veriun) Serbisë, jugun e saj, Greqisë, Italisë dhe Mal të Zi bregdetin dhe pjesën veriperidimore të Shqipërisë.

Ndërkohë, që disa breza më vonë, Amerika ishte ajo që u ngrit sërish ndaj padrejtesive – që po ndodhnin ne Kosove në fund shekullin e 20të, per të ndaluar spastrimin etnik që kërcënonte të eliminonte një popull të tërë, shqiptaret etnike në ish Jugosllavi nën agresionin e qeverisjes serbe.

“Nderhyrja amerikane ishte një nga faktorët kryesore që shqiptarët e Kosovës, fituan lirinë dhe pavarësinë e tyre dhe sot janë një nga aleatët tanë më të besueshëm në rajon”, theksojnë në letëren e tyre Këshillëtari Mark Gjonaj dhe 10 organizatat e shoqatat shqiptare.

“Kur flisni me ndonjë shqiptar, në Amerikë, ose jashtë saj, do të zbuloni një ndjenjë të thellë dashurie dhe respekti për Shtetet e Bashkuara që vetë lidershipi i juaj i ka quajtur “Shqiptarët janë popullin më pro amerikan në botë” thuhet në letër.

Më tej reagimi i shqiptarve thotë se Shqipëria, e cila ka qenë vendi i parë në Evropë që i ka rezistuar fashizmit e nazismit, sot, si anëtare e NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, po i kontribon paqes dhe stabilitetit, jo vetëm në kontinentin evropian, por në gjithë botën.

“Shqiptarët, janë të gatshëm që me guxim të mbrojnë interesat kombëtare kudo në Shqipëri, Kosovë e trojet e tyre. Në botën e sotme, nuk ka rëndësi se sa i vogël apo i madh je, por në çfarë mase i respekton vlerat e lirisë, solidaritetit dhe demokracisë”, theksohet në reagim.

Në intervistën dhënë Televizionit Fox Neës, më 17 Korrik, Presidenti Trump tha se shqiptarët janë të fuqishëm dhe “shumë agresivë” dhe se ai druan se ata mund ta tërheqin aleancën e NATO-s në një Luftë të Tretë Botërore.

Gjatë asaj interviste me Tucker Carlson, pyetjes lidhur me nenin 5 të traktatit të NATO-s, kur Presidenti Trump u pyet pse Amerika, duhet të dërgojë trupa për të mbrojtur një vend “të vogël” si Mali i Zi ose Shqipëria, ai iu përgjigjë se ata janë “shumë të fortë… ata janë njerëz shumë agresivë … ata mund të çojnë botën në një Luftë të Tretë Botërore. ”

Komentet e Presidentit Trump, letra i quan të gabuara në konstatimin e tij rreth shqiptarëve, duke theksuar se komentet e fundit të Presidentit Trump paraqesin gabimisht qëllimin dhe rolin e Nenit 5 në Traktatin e NATO-s.

“Marrëveshja e mbrojtjes kolektive nuk e ka sjellë botën në prag të një lufte tjetër boterore. Përkundrazi, ajo ka shërbyer si një pengesë për agresorët e mundshëm të cilët mund ta zhysën botën në një konflikt shumëkombësh rajonal, siç janë ato të njohura për ndërhyrjen dhe ndikimin e Rusisë në rajon”, thuhet në letër.

Për më tepër, supozimi se Neni 5 i shërben drejtpërdrejt përfitimit të shteteve më të vogla anëtare është gjithashtu i pasaktë. E vetmja kohë që neni 5 është evokuar ishte veprimi pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, kur anëtarët e NATO-s shtete të vogla dhe të mëdha qëndruan me Amerikën në luftën kundër terrorizimit ndërkombëtar.

Në këtë letër theksohet se “Midis viteve 2003 dhe 2013, gati 3000 trupa shqiptare luftuan së bashku me aleatët e tyre amerikanë gjatë Operacionit Liria e Qëndrueshme në Afganistan. Kjo përfaqëson një prani më të madhe te trupave, me shume se sa aleatët tradicionalë perëndimorë të Amerikës, si Australia me 1,550 trupa, Kanadaja me 2,100 dhe Gjermania me 2,560″.

Siç vihet në pah edhe në këtë reagim vetëm kurajo kolektive dhe vendosmëria e popujve liridashës do të mund ta çlirojnë botën nga prangat e terrorit global.

“Udhëheqësia amerikane dhe kthejtësia morale janë elemente të suksesit të paqes botërore. Që për fat të keq, komentet e fundit lidhur me NATO-n dhe “njerëzit shumë agresivë” nuk janë të qëndrueshme dhe vënë në pikepyetje moralin e udhëheqësisë amerikane në një kohë kur bota ka nevojë më së shumti për lidhjet tona me aleancen” përfundon letra e nëshkruar nga Këshilltari i Qytetit të Nju Jorkut zoti Mark Gjonaj dhe organizatat e mëposhtme:

Shoqata Amerikane Shqiptare Ana e Malit
Këshilli Shqiptaro-Amerikan
Bashkimi Kombetar
Bijte e Shqipes
Dom Simon Filipaj Foundation
Fondacioni Plave Guci
Shoqata e Rugovës
Shoqata Atdhetare Kraja
Shoqata Kosova Lindore
Shoqata “Bijtë e Ilirisë”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY