Zjarri i tmerrshëm që përfshiu rrethinat e Athinës pak ditë më parë, duke shkaktuar dhjetëra viktima, ka goditur shpirtërisht gjithë Greqinë.
Thellësisht është prekur nga kjo ngjarje edhe mbrojtësi i Arsenalit, Sokratis Papastathoulos, i cili ka reaguar, duke dhënë ndihmë konkrete për patriotët që kanë humbur shtëpinë dhe gjithçka kishin.
Mbrojtësi ka vendosur që gjithë të ardhurat e restorantit të tij në Kallamata për këtë javë, t’i dhurojë për personat e prekur nga tragjedia.
Lajmin e ka bërë të ditur “Mirror” në Angli. Sokratis ka kaluar këtë verë tek Arsenali, ndërkohë që me Greqinë ka luajtur 78 ndeshje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/