Raporti i DASH, Vasili:Një mesazh shumë i rëndë për klimën e biznesit

Raporti i DASH, Vasili:Një mesazh shumë i rëndë për klimën e biznesit

113
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të përjashtuar Shqipërinë nga vendet e sigurta për bizneset amerikane.

Ai akuzon për këtë situatë qeverinë dhe Kryeministrin të cilët sipas Vasilit, “kanë vetëm dhe vetem një objektiv shkatërrimin e biznesit të ndershëm dhe ndertimin e autostradave të pastrimit të parasë

POSTIMI I VASILIT:

Perjashtimi nga DASH-i i Shqiperise si vend atraktiv, mesazh shume i rende per klimen e bisnesit.

Nje mesazh shume i rende per klimen e biznesit vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Raport i Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me klimën e biznesit për vitin 2018 (“Investment Climate Statements for 2018”) nuk e ka përfshirë fare Shqipërinë, ndryshe nga një vit më parë, pra 2017, ku Shqiperia ishte pjesë e listës së vendeve,që SHBA i sugjeron investitorve amerikanë për të bërë biznes.
Ky eshte mesazhi me i rende per klimen e bisnesit ne Shqiperi,por dhe per biznesin e huaj qe do te donte te investonte ne Shqiperi.
Klima e biznesit ne Shqiperi po perjeton absolutisht momentin me te keq dhe me negativ te saj.
Klimen e biznesit e ka perkeqesuar,dekurajuar dhe deprimuar pastrimi i çfrenuar i parave te pista ne Shqiperi, per te cilin Departamenti Amerikan i Shtetit ngriti alarmin pak muaj me pare duke rikthyer Shqiperine ne Listen e Zeze te vendeve qe pastrojne masivisht parate e droges krimit,trafikut te qenieve njerezore,korrupsionit etj.
DASH raportonte:
“Shqipëria ka një ekonomi të madhe ‘cash’ dhe informale, me flukse domethënëse parash që hyjnë nga jashtë në formën e remitancave. Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qënieve njerëzore”.

Kryeministri dhe qeveria kane vetem dhe vetem nje objektiv shkaterrimin e biznesit te ndershem dhe ndertimin e autostradave te pastrimit te parase, ndaj grabisin pronen publike,japin token e Gardes se Republikes, shkaterrojne Teatrin, shpartalluan Tiranen me kulla dhe dhe rrembejne qindra miliona euro ne koncesione pirate qe i dhurohen perdite krimit te organizuar.
Shqiperia po rreshqet shume rrezikshem drejt kolapsit ekonomik.
Qeveria ne ikje po ndjek strategjine e tokes se djegur me moton “te rrembejme ç’te mundemi dhe pas
nesh le te behet qameti”.
Kjo qeveri piramide po i çon shqiptaret drejt nje tragjedie ekonomike dhe sociale te permasave teper te te medha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY