Në momentet që mendon se mbjellja e drogës në Shqipëri ka marrë fund, mësohen raste të tjera të zbulimit të parcelave me kultivimin e tyre.
Rasti i fundit është shënuar në fshatin Maricaj të Bashkisë Memaliaj. Policia ka zbuluar një parcelë me 277 rrënjë kanabis. Personat e kishin mbjellë drogën në një zonë të pyllëzuar, për të mos rënë në gjurmët e policisë.
Menjëherë policia ka asgjegjësuar gjithë parcelën. Njoftohet se autorët janë në kërkim dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër./K.Balliu
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/