Policia e Vlorës sekuestron dy skafe, vlera e tyre është “marramendëse”

Policia e Vlorës sekuestron dy skafe, vlera e tyre është “marramendëse”

132
0
Shares

Policia e Vlorës në vijim të evidentimit të aseteve të personave të dyshuar për veprimtari kriminale, sekuestron dy gomone, me vlerë tregu në total 42.000 Euro.

Nga Sektori Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve të dyshuar për kryerjen e veprës penale Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, është bërë e mundur sekuestrimi dy mjeteve lundruese, gomone.

U sekuestrua një mjet lundrues, gomone 7.4 metra e gjatë, me vlerë tregu 12.000 euro, në pronësi të shtetasit G.M., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Si edhe një tjetër mjet lundrues, gomone 10 metra i gjatë, me vlerë tregu 30.000 euro, në pronësi të shtetasit A.V., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287  i Kodit Penal

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY