Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD: Qeveria të bëjë publike përgjigjet për aferën korruptive Rama-Fusha shpk

24/07/2018
PD: Qeveria të bëjë publike përgjigjet për aferën korruptive Rama-Fusha shpk
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike i është rikthyer betejës për shpëtimin e Teatrit Kombëtar duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare t’i japë përgjigje publikisht, 15 pyetjeve që i ka drejtuar për transparencë, Komisioni Europian.

Deklarata u bë nga kreu i Komisionit të Integrimit  Europian, Genc Pollo, i cili i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të reagojnë ndaj ligjit të posaçëm të Ramës për Fusha shpk, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

Deklarata e PD-së:

Prej disa ditësh qeveria shqiptare ka mbi tryezë pyetje zyrtare të Komisionit Europian, i cili i kërkon qeverisë të japë shpjegime mbi Ligjin Special “Rama – Fusha shpk”, përmes të cilit shëmbet Teatri Kombëtar dhe grabitet toka publike për të ndërtuar aty kulla me më shumë se 20 kate. Pyetjet e Komisionit Europian janë të qarta e të shkoqura; që unë i përmbledh fare mirë në një të vetme: pse ja dhatë kontratën pikërisht kompanisë Fusha shpk. pa tender e pa garë e sidomos pse me ligj të veçantë? Dhe nuk ka bir nëne që mund t’u pérgjigjet ketyre pyetjeve pa e bërë beli: -se është shkelur Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, Kushtetuta e një gjysëm duzine ligjesh; – se behet Ligji Special Fusha shpk për të shmangur Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku PS nuk ka shumicën e duhur për tjetërsimin e pronës publike – se caktohet Fusha shpk që Rama@Co të pastrojnë paratë.

Para dy javësh ne këtë foltore denoncova shkeljen e rëndë që Ligji Special Fusha shpk i bën Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian dhe shtova se Komisioni Europian ka të drejtë e detyrë të ndërhyjë. Këtë shqetësim ne e kemi ngritur edhe në letrën që, bashkë me 3 kolegë demokratë, i dërguam Komisionit Europian ku shprehëm qartë se Ligji Special Fusha shpk përjashtoi nga gara kompanitë e tjera, përfshirë edhe ato të Bashkimit Europian.

Ligji special “Fusha shpk” përveçse që kaloi shpejt, nga sytë këmbët, në Kuvend, ai nuk u lejua të shqyrtohej në Komisionin e Integrimit europian. Pikërisht në Komisionin që ka detyrë të verifikojë nëse p.ligjet janë në përputhje me MSA e legjislacionin europian! Sot mund të shtoj diçka tjetër: Se nuk ishte thjesht arroganca shkaku që qeveria e përjashtoi opozitën nga mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asociimit në nentor 2017 duke prishur një traditë pozitive të iniciuar shumë vite më parë nga mazhoranca e PD. Ky përjashtim duket se ka qenë i paramenduar pasi sipas MSA neni 74 (Kontratat publike) Keshilli i Stabilizim-Asociimit shqyrton periodikisht nëse Shqipe?ria lejon pjesëmarrjen e kompanive komunitare europiane në gara për kontrata publike. Dhe natyrisht që qeveria rilindiste nuk lejon as kompani shqiptare e as komunitare në tenderat e saj përveç fushave shpk. Dhe normalisht që opozita, si shahit i bezdisshëm, më mirë të përjashtohet nga mbledhja.

Ne nuk presim që qeveria t’i thotë të vërtetën Komisionit Europian. Por gjithësesi është koha që Qeveria të mos vonojë asnjë ditë më shumë përgjigjet e saj për Komisionin Europian; dhe t’i bëjë ato menjëherë publike, me transparencë, sepse tani kjo nuk është më një çështje e rutinës parlamentare. Partia Demokratike, si alternativë e pushtetit, do të hartojë pergjigjet e veta ndaj pyetjeve të Brukselit, do t’i paraqesi ato në BE dhe do t’i publikojë ato. Qytetarët le të gjykojnë pastaj. Afera Fusha shpk me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, është çështje e çdo shqiptari që, në vend të sundimit të krimit dhe korrupsionit, do Europën!

Tags: genc polloPDshembja e Teatrit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.