Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Anna Malaj e implikuar për vjedhje në Greqi? Dyshimet e reja të policisë

24/07/2018
FOTO/Kjo është Anna Malaj, 31 vjecarja e bukur me cifte në dorë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia bën të ditur se 31- vjeçarja Anna Malaj dyshohet të ketë qenë ideatore e grabitjes dhe dy tentativave të tjera. Ajo jetonte mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe kishte vetëm dy muaj që ishte kthyer në banesën e saj në Mallakastër.

Ndërsa prindërit dhe djalin e saj 10 vjeç, fryt i një bashkëjetese të mëparshme të saj, jetonin në Greqi. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ka dyshime të forta që e reja të jetë implikuar në vepra të tilla penale edhe në shtetin grek.

Për këtë arsye, do t’i kërkohen zyrtarisht Policisë së këtij vendi të dhëna në lidhje me këtë shtetase, nëse ajo ka precedentë atje. Edhe ditën e djeshme mësohet të jetë marrë në pyetje, por 31- vjeçarja ka mohuar sërish të ketë lidhje me ngjarjet e ndodhura.

Policia e Fierit arrestoi dje edhe të dyshuarin e dytë për grabitjen e karburanteve nën kërcënimin e armës.

Emiljano Grembi u prangos në tentativë për t’u larguar nga fshati i tij Belinë në Patos. Pasi mësoi lajmin e arrestimit të kushërirës së tij, Anna Malaj, ai ka tentuar të fshihet në fshat dhe ka pritur që të errësohej që të largohej gjatë natës. Por, policia ka pasur informacion në rrugë operative se ai ndodhej në fshat.

Ata kanë qenë në pritje të lëvizjeve të të dyshuarit dhe sapo ai ka dalë në rrugën e fshatit ata e kanë vënë në pranga. Edhe 22-vjeçari, ashtu sikurse bashkëpunëtorja e tij, nuk ka pranuar që të ketë gisht në vjedhjen e karburantit dhe në dy tentativat e tjera. Ai u ka thënë hetuesve se këtë lajm e ka dëgjuar nga mediat dhe është i befasuar.

“Nuk kemi lidhje me vjedhjen. Me siguri iu kanë dhënë emrat gabim. Unë jetoj me djersën time”, mësohet të ketë thënë i arrestuari si i dyshuar i grabitjes së shumës prej 30 mijë lekësh të rinj në një karburant.

“Shtetasi Emiljano Grembi në bashkëpunim me kushërirën e tij, shtetasen Anna Malaj (e cila u ndalua nga Policia dy ditë më parë), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të rinj. Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti, por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen ‘1 Maji’ Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale ‘Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak’”, thuhej në njoftimin e Policisë./Panorama

Tags: Anna malajdyshimeFiergreqipoliciavjedhje karburantesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.