Është hedhur shorteu për raundin e tretë të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Kampionëve. 2 skuadrat shqiptare janë ende në lojë dhe kanë dalë datat dhe oraret përkatëse për secilën përballje.
Sipas shorteut, Ekipi i Kukësit do të përballet me Qarabagun e Azerbejxhanit, ndërsa Shkëndija me Sheriff Tiraspolin e Moldavisë.
Ndeshja e parë mes Shkëndijës dhe Sheriff Tiraspolit do të luhet nesër në ora 20:15, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më datë 31 korrik në ora 19:00.
Nga ana tjetër, Kukësi do të jetë përballë me Qarabagun të mërkurën në ora 19:00, dhe ndeshja e kthimit luhet më 1 gusht në ora 19:00.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/