PD akuzon rëndë Veliajn: Vodhi 100 mln lekë me kompaninë e dyshimtë!...

PD akuzon rëndë Veliajn: Vodhi 100 mln lekë me kompaninë e dyshimtë! Vjen reagimi i Bashkisë

115
0
Shares

Partia Dempkratike ka hedhur akuza të rënda drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës Veliaj, duke e bërë përgjegjës për një tender korruptiv në lidhje me uniformat e policisë bashkiake.

Përmes një deklarate për shtyp nga ana e zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa, selia blu ka bërë publikë dokumentat që tregojnë se kompania që ka fituar tenderin prej 100 milionë lekësh nuk ka paguar taksat dhe është nën sekuestron e tatimeve.

“Ndryshe nga sa propagandon në mediat e vëna plotësisht nën kontroll, Bashkia e Erion Veliajt është një nga institucionet ku korrupsioni është mënyra e vetme që funksionon për punët publike dhe shërbimet e tjera. Tenderi 100 milionësh për veshjet e policëve bashkiakë është një rast flagrant, ku korrupsioni dhe shkelja skandaloze e disa ligjeve bëhet aq hapur, sa çdo qytetar i zakonshëm mund ta kuptojë. 

Mjafton të shohë dokumentet që po bëjmë publikë.  Është fakt se Erion Veliaj i ka dhënë 100 milionë lekë një kompanie që nuk paguan tatimet dhe për ketë arsye është nën sekuestro. 

Dokumenti nga Zyra e Tatimeve e provon këtë.  Aty thuhet se kompania fituese “Vojsava Zenelaj” është me statusin “nën mbledhje me forcë”, çka tregon se kompania nuk ka paguar tatimet dhe duhet të ishte skualifikuar menjëherë!”- është shprehur zëdhënësja e PD.

Por pas kësaj deklarate ka reaguar Bashkia e Tiranës, e cila po ashu përmes një komunikate për shtyp kla publikuar një dokument ku ttegohet se kompania në fjalë nuk ka taksa të papaguara./Gazeta Express

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY