Që në shkurt të këtij viti kur drama e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar u shndërrua në një problem social dhe politik, qeveria ka prodhuar me dhjetëra mashtrime për të hutuar opinionin publik.
Lapsi.al ka qëmtuar më skandalozët mes tyre dhe i ka renditur në mënyrë kronologjike, për të kuptuar më mirë përmasat e kësaj mega afere. I gjithë debati i zhvilluar deri më tani është klasifikuar në dy kritere krahasuese: cfarë është thënë deri tani dhe si ka rezultuar.
1
Fakti: Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj kanë deklaruar publikisht, madje këtë version i kanë servirur edhe parlamentit se ngritja e një teatri të ri ishte një propozim i pakërkuar i Fusha ShPK. Dokumenti zyrtar që i është dërguar bashkisë së Tiranës nga kompania e ndërtimit daton në 16 shkurt 2018.
Mashtrimi: në fakt projekti është iniciuar, ideuar dhe vënë në vijë nga Edi Rama. Dhe kjo vërtetohet me fakte konkrete nga një intervistë e arkitektit danez Bjarke Ingels në emisionin e Alban Dudushit në Top Channel më datë 14.03.2018. Lapsi.al e ka ripare ate: Ai tha:“Ishte një ftesë e Kryeministrit dhe e Kryetarit të bashkisë për Teatrin Kombëtar. Për këtë projekt ne kemi filluar para një viti e gjysmë dhe kemi punuar në mënyrë të vazhdueshme.”
Pra del qartë se kush gënjen. Fusha e ka paraqitur kërkesën në shkurt 2018 ndërsa Rama kishte filluar të zbatonte planin që në 2016.
2
Fakti: Në 8 shkurt drejtori i teatrit Hervin Çuli i kërkoi aktorëve që të braktisnin sallat dhe të zhvendoseshin tek teatri i sapo përfunduar “Turbina” sepse salla e Kombëtarit do të duhej të përdorej për trupën e Operas dhe baletit salla e të cilëve do të rikonstruktohej. Madje artistëve të teatrit u kërkohej të mos bëheshin xhelozë për kolegët e tyre.
Mashtrimi: Në fakt plani ishte krejtësisht tjetër. Më 16 shkurt, biznesmeni i ndërtimit Shkëlqim Fusha i dorëzoi një dokument dyfaqësh bashkisë Tiranë, ku paraqiste një propozim të pakërkuar për koncesion. Pra puna e aktorëve të Operas dhe baletit ishte thjeshtë loja.
3
Fakti: Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në një debat me aktorët në Top Show në 13 shkurt, përpiqet t’i qetësojë ata duke deklaruar se nuk ekziston një projekt për Teatër të ri.
Mashtrimi: Por Lapsi.al ka lexuar një deklaratë të Kryebashkiakut Veliaj, që në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të 23 nëntorit 2017, pati lajmëruar se ka një projekt për ndërtimin e një teatri të ri kombëtar, i cili do t’i paraqitet për votim këshillit bashkiak:“Kemi marrë një propozim, ndoshta një nga propozimet më të bukura që kam parë ndonjëherë, për teatrin ri kombëtar. Arkitekti i famshëm Bjarke Ingels, që sot cilësohet si arkitekti më i famshëm dhe më i suksesshëm në botë, na ka bërë një propozim tejet interesant për teatrin kombëtar” tha ai. Sikur kjo të mos mjaftonte pa kaluar as një muaj nga gënjeshtra e Kumbaros, në 12 mars, Rama paraqiti projetin e ri të Bjarke Ingels. Atë që kishte planifikuar bashkë me arkitektin danez që në 2016.
4
Fakti: Rama dhe Veliaj kanë këmbëngulur me qindra herë se godina e Teatrit nuk përbën asnjë vlerë trashëgimie. Rama tha prerë në sallën COD para aktorëve: “Do të shembet”, ndërsa Veliaj e nxorri në rrënim e sipër dhe kanceroze.
Mashtrimi: Por e vërteta është se te gjitha këto thuheshin pasi në fund të mandatit të parë në fshehtësi të plotë Edi Rama kishte zhbërë një vendim që dikur e kishte vendosur vetë. Lapsi.al disponon dokumentin se në 12 Prill 2017 ai firmosi zvoglimin e qendrës historike të qytetit dhe qeveria hoqi prej hartës së mbrojtur zonën e Teatrit Kombëtar duke i hapur rrugë shembjes së tij dhe planit Rama Fusha.
5
Fakti: Qeveria pretendon se PPP po e realizon me Shkëlqim Fushën sepse ai është pronar i truallit jo shtetëror. Prandaj nuk ka konkurent tjetër dhe garë për këtë projekt.
Mashtrimi: Fusha ka një sipërfaqe të papërfillshme vetëm 298 M2 ku ka pasur një zyrë të vogël që e ka legalizuar ne 31 mars 2016. Pra atëherë kur sipas intervistës së Bjarke Ingels (shiko piken 1) kishte filluar plani i fshehtë e Ramës
6
Fakti: Në shkresë të Erion Velisë drejtuar Ministrisë së Kulturës qw Lapsi.al e ka lexuar theksohet se “ka qenë propozimi konkret i kompanisë Fusha që e gjithë marrëdhënia për zbatimin e këtij projekti të rregullohet me një ligj të posaçëm”.
Mashtrimi: Nuk është e vërtetë. Kjo ka qenë një manovër e dyshes Rama- Veliaj për të shmangur këshillin bashkiak ku socialistët nuk kanë një shumicë prej 2/3-ave. Dhe asnjë ligj nuk parashikon që një truall publik që është pronë e bashkisë të mund të “dhurohet” nga qeveria. Prandaj u shpik i shumë diskutuari ligj special.
7
Fakti: Gjatë gjithë kohës institucionet qeveritare kanë mbajtur qëndrimin se ky projekt është fryt i një pune metikuloze të kryer me kujdes dhe me përqëndrim.
Mashtrimi: Në fakt sikurse rezulton nga një kqyrje e vëmendshme të dokumentave nga BIRN shihet se gjithçka ka funksionuar me shpejtësi, me urdhër nga lart dhe me një lloj nxitimi prej grabitësi. Ministrisë së Kulturës i është dashur vetëm një ditë për të arritur në përfundimin se propozimi i Fusha SHP është i përkryer. Mirela Kumbaro në 16 maj 2018 urdhëroi ngritjen e një grupi pune me 7 anëtarë të stafit të saj. Ku grup pune, brenda orarit zyrtar të kësaj date, realizoi një “memo” ku argumentonte se projekti i propozuar është shumë i mirë dhe se ai duhet të dërgohet me ligj në Parlament për t’u diskutuar me “procedurë të përshpejtuar”. Po me të njëjtën urgjencë veproi edhe instituti i ndërtimin i drejtuar nga Agron Hysenllari ai burri që veliaj e merrte si lolo nga pas me vete për të bindur artistët. Brenda dy javësh ai bëri të gjithë ekspertizën e nevojshme
Për të faktuar se godina rrezikonte shembjen. Nga 9 marsi kur mori porosinë ai ne 23 mars arriti në përfundimin: “Riparimi i objektit dhe sjellja në kushte teknike të sotme përbën vështirësi. Ajo kërkon kosto të lartë”.
8
Fakti: Edi Rama pretendon se në bazë të kësaj PPP-je shteti do të fitojë një teatër modern që vlen 33 milionë euro dhe që qeveria nuk ka para për ta ndërtuar vetë.
Mashtrimi: Sipas kësaj llogarie kostoja e ndërtimit të kësaj godine shkon 3250 euro për metër katror!!!, Kjo kosto e pa vërtetueshme nga të dhënat e paraqitura është një shifër 16.5 herë më e lartë se sa kostoja zyrtare e ndërtimit në Republikën e Shqipërisë. Ajo është shumë e lartë edhe për ndërtime në vendet më të zhvilluara të botës. Por me sa duket ky është një kamuflim për të arritur në një koficent prej 41% që shteti do të fitonte nëse do t’a jepte tokën për ndërtim.
9
Fakti: Ne studimin e fisibilitetit që ka paraqitur Fusha SHPK, me qëllim që të ulet përmasa e kësaj afere dhe të justifikohet fakti se u zhduk gara për kompani të tjera, pretendohet se ajo nuk do të fitojë më shumë se 25 milionë euro nga ky projekt.
Mashtrimi: në fakt për të arritur tek kjo shifër ajo ka ngritur shumë koston e ndërtimit të qendrave tregtare, apartamenteve dhe vetë teatrit (shiko pikën 8) dhe ka ulur ndjeshëm parashikimin e shitjeve të dyqaneve dhe shtëpive në zemër të Tiranës.
Sipas saj, çmimi i një metri katror dyqan në qendër të Tiranës është 2,500 euro, një metër katror apartament kushton 1,400 euro, ndërsa një metër katror parking kushton 800 euro. Në fakt shifrat reale janë me dyfishin e këtyre shifrave. Kjo e bën fitimin e Shkëlqim Demir Fushës shumëfish më të madh. Opozita pretendon mbi 200 milionë euro.
10
Fakti: Qeveria thotë se po e bën këtë kombinim në të mirë të publikut dhe për ta bërë Tiranën me teatër.
Mashtrimi:Po të qe kështu nuk do thyhej cdo rregull dhe ligj me qëllimin e vetëm që fitimi i gjashtë kullave që do të ngrihen të qe sa më i madh. Kështu në sipërfaqen prej 6200 metrash ku do të ngrihen kullat shfrytëzimi i tokës do të jetë më i larti në Tiranë 63.47%. Por edhe intensiteti i ndërtimit nga 5.5 që e parashikon maksimalja e kryeqytetit në rastin e kullave të Fushës do të jetë 6.6. Pra gjithçka është planifikuar që klienti i ramës që dri më tani ka marrë 80 milionë euro para publike të fitojë maksimalisht edhe nga trualli përreth teatrit.
11
Fakti: Edi Rama është promotori i kësaj afere. Ai e ka filluar që në 2016 (pika 1) ai tha publikisht teatri do të shembet. Ai prezantoi projektin e Bjarke Ingels.
Mashtrimi: Kur erdhi puna që Këshilli i Ministrave ti’a kalonte për votim kuvendi këtë projektligj të miratuar prej tij në 27 qershor, Edi Rama nuk për të gjitha arsyet e mësipërme nuk firmosi vetë, por ia la për firmë zv/kryeministres Senida Mesi./Lapsi.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/