Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha bëri publike denoncimin e 300 diplomave fallso, reagon universiteti në Shkodër

21/07/2018
Berisha bëri publike denoncimin e 300 diplomave fallso, reagon universiteti në Shkodër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ishte ish-kryeministri Berisha ai që bëri publike denoncimin e një studenti në Universitetin’Luigj Gurakuqi’ në Shkodër ku denoncohej rasti skandaloz i diplomave të 300 studentëve të regjistruar  në vitin 2013 të cilat ishin fallso.

Ka mjaftuar ky denoncim në faqen ish kryeministrit, që ka vënë në lëvizje strukturat e universitetit.

Por sot ka reaguar edhe vetë Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, i cili thotë se “duke marrë shkas nga publikimi i një rasti që lidhet me disa gabime të bëra në numrat e matrikullimit të diplomave bachelor të lëshuara për disa studentë të Fakultetit Juridik, njofton se janë marrë masat e duhura, që ky gabim të ndreqet urgjentisht”.

DEKLARATË PËR SHTYP

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, duke marrë shkas nga publikimi i një rasti që lidhet me disa gabime të bëra në numrat e matrikullimit të diplomave bachelor të lëshuara për disa studentë të Fakultetit Juridik, njofton se janë marrë masat e duhura, që ky gabim të ndreqet urgjentisht.

Më konkretisht, kur janë konstatuar këto gabime, që përbëjnë një shqetësim legjitim për studentët tanë, Senati i USH-së në mbledhjen e tij të datës 18 korrik 2018, me vendim të posaçëm ka ngritur grupin e punës për verifikimin e rasteve, i cili ka në përbërjen e tij titullarët e Fakultetit të Drejtësisë. Ky grup pune do të të hartojë procesverbalet përkatëse për saktësimin e numrave NIM (Numrat e matrikullimit) të dërguara nga QSHA (Qendra e Shërbimeve Arsimore). Hapi i dytë i punës së këtij komisioni do të jetë njoftimi i studentëve të diplomuar përmes faqes zyrtare www.unishk.edu.al dhe postës elektronike personale të studentëve për dorëzimin e diplomave me NIM (Numra matrikullimi) të pasaktë, asgjësimi i tyre dhe hartimi i diplomave të reja me numrat NIM të saktë (ato të njohura nga QSHA).

Studentët do të kontaktojnë për çdo rast në këtë adresë emaili: zrahova@unishk.edu.al

USH-ja ndan çdo shqetësim që artikulohet nga radhët e studentëve dhe i mbështet ata në denoncimin e çdo rasti shpërdorimi detyre të bërë në çfarëdo konteksti të mundshëm të jetës universitare.

Ftojmë studentët që të jenë bashkëpunues kur ndeshen me problematika të ndryshme dhe t’i gjurmojnë ata, së pari brenda institucionit tonë, duke dëshmuar kështu pjekurinë e duhur dhe përgjegjësinë si intelektualë të së ardhmes. Përdorimi i këtyre rasteve në kontekste politike e mediatike, si dhe denigrimi i stafit mësimdhënës dhe administrativ, nuk ka asnjë gjasë që të na pengojë në misionin akademik dhe edukativ që Universiteti i Shkodrës ushtron prej më shumë se 60 vjetësh./K.Balliu

Tags: 300 diploma fallsodeklaratedenoncimi iberishesqytetari dixhitalshkoderuniversiteti luigj gurakuqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.