Horoskopi, 22 Korrik 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 22 Korrik 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

287
0
Shares

DASHI
Për sa i përket punës yjet ju këshillojnë të tregoheni më të shkathët në qoftë se doni që të ardhurat tuaja të rriten. Kini besim te forca juaj e brendshme, te kuraja për të përballuar pengesa të ndryshme. Duhet të keni parasysh që çdo pengesë që mund të kaloni do ju shërbejë si një eksperiencë e mirë jete.

DEMI
Shumica e planetëve janë në favorin tuaj duhet të tregoheni elastikë në gjëra pa vlerë dhe të vendosur në ato më të rëndësishmet. Situata më të gjalla do të paraqiten për ata që punojnë në sektorin artistik. Do të kaloni një mbrëmje romantike me partnerin.

BINJAKËT
Për të mbajtur një humor të qëndrueshëm dhe për të mos humbur energjitë e grumbulluara këto ditë, mundohuni të largoni çdo lloj stresi dhe të reflektoni në qetësi çdo situatë. Në dashuri do të vlerësoni shumë dedikimin e partnerit ndaj jush.

GAFORRJA
Marsi kthehet në shenjën tuaj duke iu dhuruar më shumë energji dhe duke i dhënë gjallëri marrëdhënieve me personat që ju rrethojnë. Hëna sot është e favorshme për të kontrolluar më mirë llogaritë tuaja bankare. Takime interesante me persona që i përkasin shenjës së Demit, Virgjëreshës dhe Akrepit.

LUANI
Në aktivitetet e përditshme do të harxhoni të gjitha energjitë e mundshme për të arritur suksesin. Ambicioni i tepërt mund t’ju bëjë të lini pas dore personat që ju duan dhe kjo është një gjë aspak e mirë. Afërdita ju sugjeron të bëni një udhëtim që mund t’ju ofrojë një largim aventuresk nga realiteti nëpërmjet dashurisë.

VIRGJËRESHA
Duhet të përfitoni menjëherë nga okazionet e papritura që ju paraqiten si sot. Pranoni një propozim të ri pune, një ftesë për në mbrëmje ose kontrolloni në qoftë se pasaporta juaj është e vlefshme. Fjalët e një personi do ju nguliten thellë saqë do të dëshironi ta shikoni sërish.

PESHORJA
Çështjet ekonomike që normalisht ju bezdisin do të jenë në qendër të vëmendjes tuaj. Do të gjeni zgjidhjen e duhur të problemeve që keni për momentin, gjithashtu do të dini të ndiqni rrugë të reja për të rritur të ardhurat tuaja. Partneri do të mundohet të organizojë kohën tuaj të lirë duke u vendosur kështu në vendin tuaj.

AKREPI
Mund të kaloni me lehtësi pengesat që do ju paraqiten sot mjafton të mos i dramatizoni gjërat dhe të dini të drejtoni çdo gjë të papritur. Duke dëgjuar partnerin dhe personat që ju qëndrojnë pranë do të keni mundësi të evitoni tensione të kota.

SHIGJETARI
Moment i favorshëm për sa i përket studimit dhe aktiviteteve në punë. Konfigurimet e shkëlqyera planetare favorizojnë jetën praktike dhe financat duke ju premtuar një fazë shumë fatsjellëse në këta sektorë. Forma fizike do të jetë e shkelqyer.

BRICJAPI
Nuk ju mungon shpirti i iniciativës dhe dëshira për të bërë figurë të mirë, për këtë arsye jeni të gatshëm të impenjoheni shumë për të arritur rezultate të mira. Në dashuri nuk do të jeni absolutisht të kënaqur se si po shkojnë gjërat midis teje dhe partnerit. Është momenti të flisni bashkë dhe të përballoni këtë situatë.

UJORI
Mos u kushtëzoni nga Hëna negative në shenjën tuaj dhe nga gjykimi i familjarëve tuaj të vendosur për t’ju penguar në realizimin e një projekti që keni për zemër. Sektori i ndjenjave do të shkojë mirë me Afërditën që ju ndihmon të shprehni ndjenjat tuaja personit të zemrës pa pasur frikë. Mundohuni të pushoni pak më shume.

PESHQIT
Dita e sotme do ju falë shumë kënaqësi. Do të rrethoheni nga dashuria e miqve të sinqertë të gatshëm për t’iu mbështetur me të cilët mund të organizoni diçka origjinale në mbrëmje. Nuk do të përjashtohen dhe suksese në jetën sociale dhe admirime për sa i përket stilit tuaj të jetuarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY