Është vënë nën kontroll pas 7 zjarri i madh që përfshiu Dhërmiun dhe pyjet mbrëmjen e kaluar.
Flakët e zjarrit rrezikuan një lokal dhe një banesë në zonë ndërkohë shuarja e tij ishte shumë e vështirë për shkak se përhapjen e tij e favorizonte era.
Shërbimi zjarrëfikës ndërhyri me tre automjete zjarrfikëse të stacionuara gjatë gjithë natës. Gjatë gjithë natës, përpjekjet për ta shuar zjarrin qenë të vazhdueshme. Vetëm rreth orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të premte flakët janë shuar.
Zjarri mendohet të jetë ndezuar aksidentalisht në ambjentet e një biznesi aty afër dhe më vonë është përhapur në zonë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/