Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shpërthen Lubonja:”Ligji për teatrin është një skandal i madh, degjenerim i shoqërisë, grabitje e pronës”

20/07/2018
Lubonja nuk ka mëshirë, reforma në drejtësi një dështim, 128 shefa policie, bosa droge
Share on FacebookShare on Whatsapp

Analisti Fatos Lubonja ka folur në studion e News24, në rubrikën “Opinion” për situatën dhe zhvillimet në vend. Ai e quajti skandal të madh ligjin për teatrin duke e quajtur një degjenerim të shoqërisë.

“Ligji për teatrin është një skandal i madh dhe ka shkelje pafund. Partitë në Shqipëri janë kthyer në ndërmarrje fitimi. Është degjenerim i shoqërisë, grabitje e pronës në mënyrë skandaloze.

“Na premtuan 0 ndërtime në qendër, më ngre kulla në qendër, me densitet 6. Domethënë kur ke 1000 metra, ngre 6 mijë metra”, u shpreh Lubonja.

Në lidhje me reagimin e Partisë Demokratike dhe paralajmërimin se nëse vjen në pushtet do shembë kullat, Lubonja tha se duhet institucionalizuar.

“E shikoj si një gjë që duhet të institucionalizohet edhe më mirë nga PD. Sepse është gjithmonë ai rreziku, premton 0 ndërtime dhe bën ndërtime. Ndaj mendoj që sigurisht është e rëndësishme si presion por edhe pa qenë në pushtet, duhet të ndodhë diçka. Masën e sinqeritetit dhe se sa i intereson kjo punë për politikë nuk e masim dot por ka një ndjenjë që po kalohet çdo lloj kufiri nga kjo maxhorancë. Këtu punohet sistematikisht si t’i kapësh, si t’i shantazhosh, si t’i bësh në nder që t’i kapësh kokën. E shohin njerëzit që Shqipëria është e vogël”, tha analisti.

I pyetur për deklaratat e Komisionerit Johannes Hahn dhe ftesën për opozitën, Lubonja tha se ndërkombëtarët ose vijnë nga një planet tjetër ose janë të korruptuar.

“Se di unë, këta ose vijnë nga një planet tjetër se çfarë po ndodh me reformën në drejtësi e ka parë dhe bufi. Ose janë të korruptuar. Shqiptarët pak nga pak po çlirohen nga ky kompleksi që po e thanë të huajt jemi ok. Edhe opozita duhet të çlirohet. E para që bëjnë gabime sepse nuk dinë, nuk janë këtu. E dyta se janë dhe të korruptueshëm”, tha Lubonja, raporton Balkanweb. Për sa i përket ligjit për shkollën e magjistratëve, ai tha se opozita s’duhet ta votojë.

Tags: debati per teatrinfatos lubonja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.