Falë ndërhyrjeve të tij, Kroacia arriti deri në finalen e madhe të Kupës së Botës, ndërkohë që Danijel Subasic nuk ka lënë pa treguar reflekset e tij si portier as jashtë fushës së blertë.
Episodi sa qesharak, aq edhe i rrëzikshëm, pasi do të sillte dëmtime për mbrojtësin, ka ndodhur në kohën kur kombëtarja kroate u kthye në atdhe, vetëm pak orë pas pozicionimit në vendin e dytë të Kupës së Botës.
Gjatë festimeve në pjesën e hapur të autobuzit, mbrojtësi kroat, Domagoj Vida humbi ekuilibrin, por Subasic tregoi dhe njëherë cilësitë, duke e kapur për fanelle.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/