Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shifra marramendëse që do të paguajnë shqiptarët për Thumanë-Kashar

19/07/2018
Shifra marramendëse që do të paguajnë shqiptarët për Thumanë-Kashar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qytetarët shqiptarë nuk do të paguajnë vetëm 225.8 milionë euro për rrugën Thumanë-Kashar, por shumë më tepër.

Top Channel publikon shpalljen e kontratës nga Ministria e Infrastrukturës, sipas të cilës fatura e rrugës mund të arrijë deri në 337.5 milionë euro, duke përfshirë interesat dhe tarifën shtesë që do i paguhen kompanisë për mirëmbajtjen e rrugës për 13 vjet.

Rruga Thumanë-Kashar do të ndërtohet me koncesion nga kompania “Gener 2”. Kjo kompani do ta ndërtojë rrugën me paratë e veta, më pas qeveria do e shlyejë më këste për 13 vjet.

Vlera prej 225.8 milionë eurosh e bërë publike në tender është vetëm kostoja e ndërtimit të rrugës. Por meqenëse kjo vepër do të ndërtohet me fondet e vetë kompanisë, përveç vlerës bazë qeveria do t’i paguajë asaj edhe një interes vjetor prej 5.2 për qind si dhe një tarifë shtesë për mirëmbajtjen e rrugës gjatë 13 viteve të ardhshme.

Rrjedhimisht në total kostoja e rrugës pritet të shkojë deri në 337.5 milionë euro, siç është vendosur në shpalljen e kontratës. Rruga Thumanë-Kashar është vetëm 20.8 kilometra e gjatë. Kjo do të thotë se qytetarët shqiptarë do të paguajnë 16.2 milionë euro për çdo kilometër të kësaj rruge duke përfshirë interesat dhe mirëmbajtjen për 13 vjet.

Burime konfidenciale nga qeveria thonë se vlera finale do të dalë vetëm pas negocimit të kontratës. Por sipas tyre nëse përfshihen interesat, që pritet të jenë mbi 5 për qind si dhe tarifa e mirëmbajtjes atëherë vlera finale do të vërtitet rreth kufirit të parashikuar në shpalljen e kontratës, pra afro 330 milionë euro./tch

 

Tags: autostrada thumane kasharlekeshifra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.