Një video e publikuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tregon të vërtetën e zezë të cilën prej kohësh opozita dhe artistët janë munduar ta tregojnë me çdo lloj mënyre.
Videoja u shfaq mbrëmjen e djeshme gjatë protestës. Në të u paraqit një dokumentar me titullin ”Rama, porositësi i kullave”.
Në video flet ku arkitekti Winy Maas një nga arkitektët e preferuar të Edi Ramës, i cili i ndodhur para studentëve në Londër, flet sa i takon ndërtimeve të larta në Tiranë.
Arkitekti tregon se me Edi Ramën është njohur që në kohën kur ai ishte në Paris ndërsa tregon edhe projektet që i ka paraqitur në vite që prej emërimit të tij si ministër kulture e deri tek kryeministër.
Arkitekti nuk rezervohet kur tregon për objektivat e Ramës për ngritjen e objekteve disakatëshe, një pjesë e tyre tashmë janë ngritur, ndërsa pjesa tjetër janë në proces, ku përfshihen ngritja e disa objekteve rreth qendrës së Tiranës.
Ai shprehet shumë lirshëm duke thënë të gjitha të vërtetat që kryeministri i mohon, kjo e ardhur nga syri i një specialist arkitekti. Arkitekti thotë se Edi Rama është ai kryeministër që porosit kullat dhe ndërtimet në qytet, dhe këto nuk i kryejnë pronarët e truallit, por vetë Rama që i shpërndan si favore te klientët e tij.
Madje ai flet dhe se vetë Rama ka porositur një kullë në formën e kokës së Skënderbeut pranë Hotel Tiranës.
Maas flet dhe për zhvillime në bregdetin e Jugut, ku pret të ndërtojë rezorte të tjera. Ai flet edhe për invetitorë rus që qëndrojne prapa rezorteve të ndërtuara atje, diçka e panjohur për publikun”, shkruhet në faqen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/